Ballina Aktualitet Ndahen 8 milionë denarë për kanalin e Xhepçishtit, banorët: Nëse nuk ndalen...

Ndahen 8 milionë denarë për kanalin e Xhepçishtit, banorët: Nëse nuk ndalen ujërat e zeza, pastrimi është i kotë (VIDEO)

Qeveria ka ndarë 8 milionë denarë për pastrimin kanalit për ujitje, i cili kalon në tokat e fshatit Xhepçisht, që më pas i njëjti të futet në funksion për ujitje.
Për të para gjendjen e kanalit kanë dalë ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha, bashkë me deputetin e zonës Bilall Kasamin.

“Pavarësisht se në këtë vit nuk ka qenë i paraparë në programin e ministrisë së Bujqësisë, ne arritëm që të gjejmë mjete aq sa kërkuan nga Njësia rajonale për menaxhimin e ujërave. Këto mjete në seancën e ardhshme të Qeverisë do të realokohen dhe do insistojmë që sa më shpejtë të shpallet prokurimi publik, që të bëhet pastrimi kanalit”, deklaroi Hoxha.

Por bujqit që kanë toka për mbjellje, thanë se edhe nëse pastrohet kanali, nëse nuk ndalohet derdhja i ujërave të zeza , ai nuk do të jetë në funksion.

“Me këta ujërat e zeza nuk ujitet se bën shkatërrimin e çdo lloj perime apo peme edhe nëse ujitën me këtë ujë është uji i ndyrë nuk mund të ujitet”, u shpreh ky bujk

“E gjitha kjo tokë për 30 vite nuk ujitet. Deri në vitet e 90-ta sa ishte komunizmi, sa ishte Bashkësia e ujërave, kanali ka punuar shumë mirë. Pas asaj pritem kohëra më të mira, por shkoi në shkatërrim. Nga e 90-ta kanali nuk funksionon më. Ujëra të zeza lëshohen në kanal nga fshatrat. Para dy vitesh erdhën kinse e pastruan. Ai nuk ke pastrim që të funksionojë. Dhe nëse serish ashtu pastrohet është e kotë”.

Kanali për ujitje furnizohet nga lumi Shkumbin, ndërsa është i ndërtuar fillimisht në vitin 1968 kur ka shërbyer për ujitjen e Pollogut. I njëjti u rindërtua në vitin 1999 dhe nga ajo kohë, për shkak mosmirëmbajtjes është jashtë funksionit, gjë që ka bërë që shumë toka të mos mbjelljen si pasojë e mos pasjes së ujit për ujitje. Qeveria para një viti filloi të ndërton edhe një kanal tjetër nga Raveni i Gostivarit deri në Reçicë të Tetovës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews