Ballina Argëtim Virale Pas dy dekadash, dy vajza zbulojnë se u ndërruan gabimisht në spital

Pas dy dekadash, dy vajza zbulojnë se u ndërruan gabimisht në spital

Njëzet vjet më parë, një gabim në një spital të Spanjës ka bërë që të ndërrohen dy foshnja.

Gjithçka u zbulua kur një nga vajzat zbuloi rastësisht përmes një testi të ADN-së se ajo nuk ishte vajza e prindërve të saj të supozuar.

“Ishte një gabim njerëzor dhe ne nuk kemi qenë në gjendje të zbulojmë se kush ishte fajtori”, u shpreh në një konferencë shtypi, Sara Alba, shefe shëndetësore për rajonin verior La Rioja të Spanjës.

“Sistemet atëherë ishin të ndryshme dhe nuk ishin aq të kompjuterizuara sa janë tani”, shtoiajo , duke ofruar garanci se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë përsëri.

Vajzat që kishin lindur me pesë orë diferencë në një spital në La Rioja u ngatërruan në vitin 2002, pasi të dyja ishin në inkubatorë sepse kishin lindur nën peshë.

Njëra nga vajzat, tani 19 vjeçe, e cila së pari zbuloi se i ishte dhënë prindërve të gabuar, ka kërkuar kompensim prej 3 milionë eurosh nga autoritetet lokale shëndetësore./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews