Ballina Kultura Dossier NIPI 14-VJEÇ I SADAM HUSEINIT: Djaloshi më guximtar i shekullit 21: Duke...

NIPI 14-VJEÇ I SADAM HUSEINIT: Djaloshi më guximtar i shekullit 21: Duke mbrojtur shtëpinë e tij, vrau 14 marinsa amerikanë!

Nju Jork Tajms ka publikuar një artikull ku për “djaloshin më të guximshëm të shekullit 21” ka shpallur nipin e prsidentit të vrarë irakian, Sadam Husein. Kjo është historia e tij.

Vrau 14 ushtarë të forcave speciale të NATO-s, duke mbrojtur shtëpinë e tij. Ky djalosh me emrin Mustafa Husein nga Iraku është nipi 14-vjeçar i Sadam Huseinit.

Ai rrezistoi fuqishëm kundër forcave speciale të NATO-s gjatë sulmit në vilën e Navaf Sheik Zidan. Në momentin e rënies ai ishte i vetmi person i gjallë në shtëpi, kurse pranë tij ishin shtrirë trupat e pajetë të babait Kusai, të dajës Udai dhe truprojes Abdel-Samla.Sipas rrëfimeve të ushtarëve amerikanë që kanë qenë të angazhuar në këtë operacion, kur hyn në shtëpi, djaloshi Mustafa Husein hapi zjarr me mitraloz, kurse njësia amerikane prej rreth 400 ushtarësh prej atij momenti ishte e bllokuar, transmeton Flurudha.

Kur amerikanët i vranë para syve të atin dhe dajën, ai u ktheu armën dhe vrau 14 marinsa amerikanë.

Lufta me nipin e Sadam Huseinit ka zgjatur rreth gjashtë orë. Kur amerikanët vranë Mustafën e vogël, nuk mund ta besonin se ata ishin bllokuar aq gjatë nga një djalosh i vogël dhe kishin humbur 14 marinsa.

Në fund të artikullit për Mustafa Huseinin, gazetari i Nju Jork Tajmsit, Robert Jeisk,shkruan: “Po ta kishim ne ndonjë si ky djalosh, do t`i kishim ngritur përmendore në çdo qytet. Gjithandej do të flitej për guximin e tij, do të ishte burim frymëzimi për brezat e rinj, tani dhe në të ardhmen – i të gjitha kohërave!”/flurudha.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews