Ballina Argëtim Jetë & Stil Njihuni me shoferen shqiptare që i xhiron gomat e autobusit të linjës...

Njihuni me shoferen shqiptare që i xhiron gomat e autobusit të linjës Shqipëri-Itali/33-vjeçarja flet për punën si shofere autobusi (VIDEO)

Sot shofere autobusi, flet 33-vjeçarja: Makinën e kam mësuar që 9-vjeç me ZIS

Eranda, një shofere autobusi e linjës Shqipëri-Itali, rrëfeu profesionin e saj të pazakontë në emisionin “Real People” në Euronews Albania.

Eranda tha se makinën e ka mësuar që në moshën 9-vjeçare me ZIS-in e babait të saj.

33-vjeçarja me banim në Novoselë të Vlorës, rrëfen se që e vogël ka qenë “djali i babait” për shkak se i ati kishte 4 vajza dhe asnjë çun në familje.

“Jetojë në Novesolë të Vlorës me punë jam në Fier. Babain e kam pasur shofer dhe që e vogël ngaqë nuk ka patur djalë, ai ma ka mësuar makinën që 9-vjeçe me ZIS.

Ishte shumë e vështirë se timoni ishte i madh dhe leva e marshit shumë e fortë. Babi ka qenë shofer për transport mallrash. Punoi me kamion dhe më pas doli në pension. Unë kam dhe tre motra, djalë nuk pati babai. Ishte pasioni dhe këmbngulja ime për këtë profesion. Studiova për mësuesi, mbarova dhe masterin dhe fillova punë në një agjensi turistike, ku punova 7 vite.

Pastaj hapi ky kolegu që e kam pronar agjensinë dhe më tha hajde këtu se t’i e di si punë. Unë kam dy vjet që punoj në Fier, kurse si shofere kam një muaj e pak që kam marrë dhe patentën. Vështirësi për mua nuk kishte patenta se kam dhe patentën e kamionit”, tha Eranda.

“Presh dhe patate”, shoferja: Porositë e pazakonta që dërgojnë shqiptarët në Itali

Eranda është një grua 33-vjeçare, e cila ushtron profesionin e shoferes së autobusit, ku përshkon edhe udhëtime jashtë vendit.

Në një intervistë për emisionin “Real People” në Euronews Albania, Eranda u shpreh se shqiptarët dërgojnë porosi edhe për ushqime.

“Kanë porosi për të nisur, ngaqë marrim edhe porosi, ushqime. Në shtëpi ua çoj, me djathë, me bulmet. Çdo gjë, edhe gjellë, byrek shtëpie. I vendosim të paketuara.

Kur e hap valixhen, sheh presh brenda, patate. Gjithsesi me këto mbahemi. Po nuk dërguan edhe këto, njerëz nuk ka shumë”, theksoi ajo.

33-vjeçarja flet për punën si shofere autobusi: Doganierët serbë më thonë “Madame”

Eranda është një grua 33-vjeçare, e cila ushtron profesionin e shoferes së autobusit, ku kryen edhe udhëtime jashtë vendit.

Në një intervistë për emisionin “Real People” në Euronews Albania, Eranda u shpreh se doganierët më të mirë janë shqiptarët dhe italianët.

Ndër të tjera, Eranda shtoi se doganierët në Serbi e thërrasin “Madame”.

“Doganierët më të mirë janë shqiptarët, pastaj vijnë ata të Italisë, në Brindizi. Dhe ata janë shumë të mirë, janë sjellë shumë mirë me ne deri më sot. Më të vështirët? Ka qenë hungarezi, por edhe me Hungarinë e kam pasur shumë mirë.

Kam pasur momente shumë të mira andej, gjithmonë. Sidomos në Serbi më thoshin madam. Doganierët serbë, sa më shihnin, thonin madam”, theksoi ajo.

“Nuk tregohen te gjitha” Shoferja e autobusit rrëfen momentet dhe shakatë me kolegët

Eranda, është një 33-vjeçare nga Novosela e Vlorës që rrëfeu për emisionin Real People në Euronews Albania, profesionin e saj të veçantë si shofere autobusi e linjës Shqipëri-Itali.

Ajo tha se gjëja që i pëlqen më shumë në profesionin e saj janë darkat me kolektivin e punës. Sipas saj shoferët kanë shumë humur, por nuk mund t’i tregojë të gjitha në ekran.

“Dreka kur hamë kolektivi është e veçantë. Nuk tregohen të gjitha. Unë flas më shumë se ata. E lëshojnë një çik gojën shoferat.

Unë u kam thënë vazhdoni mos e çani kokën sikur jemi vëlla dhe motër. Në fillim ndiheshin mirë, pastaj filluan dhe këta konkurentët tanë që ia bënin hajde Eranda, hajde ‘bisha’ hajde me ne.

Kur më shihte pronari më thoshte çdo që rri me ata. Më kanë bërë oferta pafund”, tha Eranda.

@tn.lajmelokale
@tetovanews