Ballina Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Albin Kurti merr një telefonatë nga Shtëpia e Bardhë

LAJM I FUNDIT/ Albin Kurti merr një telefonatë nga Shtëpia e Bardhë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zv.Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jonathan Finer. Është vetë Kurti që në një mesazh në Twitter ka zbuluar se me të është folur për t’u dhënë fund tensioneve me zgjedhje të reja në 4 komunat veriore.

Kurti shkruan se gjatë diskutimit me Finer është zotuar për të punuar me SHBA-në për depërshkallëzimin e tensioneve në veri.

“I kënaqur të flas me zëvendës këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jon Finer. E falënderova për telefonatën e tij dhe u angazhova për të punuar me SHBA për të ulur tensionet. Kjo kërkon një fund të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurimit deri në zgjedhjet e reja në ato komuna” – ka shkruar Kurti.

Më herët ishte Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që la të hapur mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në këto komuna. Kjo ishte dhe një nga kërkesat e BE në takimin që Osmani zhvilloi me Vuçiç dhe Macron e Scholtz. ©LAPSI.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews