Ballina Argëtim Ariana Grande në një romancë dashurie me aktorin

Ariana Grande në një romancë dashurie me aktorin

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Ariana Grande po vazhdon pas ndarjes nga bashkëshorti Dalton Gomez.

Këngëtarja e “Thank U, Next” është duke u takuar me aktorin, Ethan Slater, konfirmojnë burimet për PEOPLE. “Ariana dhe Dalton u ndanë në janar,” thotë një burim. “Ajo dhe Ethan kohët e fundit filluan të takoheshin, dhe ai është ndarë nga gruaja e tij.”

Grande do të luajë Glindën në adaptimin filmik të Universal të muzikalit të dashur të Broadway-it, ndërsa Slater, të luajë Boq, interesin e dashurisë së motrës së Elphaba, Nessarose. Filmi filloi xhirimet në MB vitin e kaluar dhe ishte planifikuar të dilte në nëntor 2024, megjithëse mbetet e paqartë nëse greva e shkrimtarëve do të ndikojë në premierën e tij.

Romanca e re vjen pasi artistja dhe bashkëshorti Gomez u ndanë në fillim të këtij viti pas gati dy vitesh martesë. Një burim i tha PEOPLE se ish çifti ” kanë mbetur miq”.

“Ajo ishte e lumtur në Los Angeles për disa vjet. Ajo donte të bënte një jetë atje me Dalton,” shtpi burimi. “Ai është super i fokusuar në karrierën e tij dhe ka nevojë të jetojë në Los Anxhelos. Është padyshim një problem për ta. Karriera e Dalton është kërkuese dhe ai nuk mund të largohet shpesh nga Los Angeles. Kështu që kur [Grande] filloi xhirimet e Wicked në Angli, ata ishin në një martesë në distancë.” Megjithëse lidhja përfundimisht “nuk funksionoi”, burimi i brendshëm tha “Ari nuk ka asgjë tjetër veç fjalëve të mira për të thënë për Dalton. Gjatë martesës së tyre, ai ishte fansi i saj nr. 1”./Lapsi.al