Ballina Aktualitet Lajme Berat Gjimshiti: Rëndësi ka arritja e dy objektivave, kualifikimi dhe vendi i...

Berat Gjimshiti: Rëndësi ka arritja e dy objektivave, kualifikimi dhe vendi i parë

Kapiteni i Komëbtares kuqezi, Berat Gjimshiti ka folur pas barazimit pa gola me Ishujt Faroe në “Air Albania”.

“Kishim dëshirë të bënim një lojë të mirë për tifozët dhe të shënonim golin, por arritëm objektivat, i parë ishte kualifikimi dhe objektivi i dytë ishte vendi i dytë”, tha Berati, ndërsa shpjegoi edhe arsyen e këtij rezultati.

“Nuk e nënvlerësuam, por ishin shumë fizik dhe ishin gati se nuk patën ndeshje si ne dhe nuk ishin të lodhur ishin të freskët në këto momente nuk duhet nënvlerësuar asnjë ekip”, tha ai për “Super Sport”.

Në Gjermani si vendi i parë: 0-0 me Ishujt Faroe, por festa mund të fillojë

Shqipëria mbetet e pathyer në Arena Kombëtare, por pa rekordin e vetëm fitoreve, pas 0-0 ndaj Ishujve Faroe. Skuadra e Sylvinho e mbylli fushatën kualifikuese, me pikën që i duhej, duke shkuar në Gjermani 2024 si e para e grupit E. Një festë, me kuqezinjtë të kualifikuar që para ndeshjes së fundit, që nisi orë përpara në kryeqytet e vazhdoi në stadium. Tekniku brazilian kishte bërë 5 ndryshime dhe skuadra e ndjeu, pavarësisht se prapa nuk rrezikoi asgjë.

Daku, nga minuta e parë për Cikalleshin, ishte i pari i rrezikshëm në minutën e 18’. Sulmuesi u ndal nga portieri, ashtu si Bajrami nga distanca në të 35’. Rastet më të mira ishin në 7 minutat shtesë, ku Uzuni me një diagonale tokazi detyroi portierin të grushtojë. Numri 23 u përsërit i vetëm me Dakun, në rastin e fundit të pjesës së parë.

E kondicionuar edhe nga zevendesimet, pjesa e dytë nuk i ndryshoi fytyrën kuqezinjve. Ishin te Faroe ishin mbyllur dhe pa hapësira, me qarkullim të ngadaltë të topit, të besuarit e Sylvinho ngecën në një lojë shterpē. Vetë një konkluzion i Asanit dhe më pas Asllanit, Po nga distanca, ishin shumë pak për të marrë fitoren. Nuk ishte ndeshja më e bukur, por sigurisht rrugëtimi më i bukur. Të pamundur që nga debutimi i teknikut Sylvinho në Varshavë. Nga aty, katër fitore e tre barazime me 12 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuar, me tetë gola në aktiv dhe 15 pikë (sa Çekia), si një kartvizitë për europianin e dytë të historisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews