Ballina Argëtim Showbiz Rita Ora publikon videoklipin e këngës ’Shape of Me’

Rita Ora publikon videoklipin e këngës ’Shape of Me’

Rita Ora u ka dhënë fansave një pasqyrë të rrallë të fëmijërisë së saj duke u përshtatur me një jetë të re në Mbretërinë e Bashkuar, pasi përfshiu një seri filmimesh shtëpiae të fëmijërisë në një video të re për të festuar publikimin e versionit krejt të ri të Shape Of Me.

Këngëtarja me rrënjë shqiptare, por me renome botërore, Rita Ora, ka publikuar videoklipin e këngës së saj “The Shape of Me”, e që një shqip do të thotë “Formimi im”.

“’Shape of Me’ në bashkëpunim me Keith Urban është publikuar tani. Kjo këngë ka shumë rëndësi për mua”, ka shkruar Ora në Isntagram.

Kur Ora pati publikuar albumin e saj të ri “You & I”, pati thënë se kjo këngë i dedikohet nënës së saj Vera Ora.

Nëna e këngëtares e ka ndarë videoklipin e ri të vajzës së saj në rrjetin social Facebook.

@tn.lajmelokale
@tetovanews