Ballina Argëtim Showbiz Roza flet për lidhjen me Stinen: E kam vuajtur shumë

Roza flet për lidhjen me Stinen: E kam vuajtur shumë

Gjatë një bisedë me banorët në BBVIP, Roza ka folur për marrëdhëniet dhe është ndalur tek lidhjet me personazhet publikë, duke treguar eksperiencën e saj.

“Nuk më pëlqen mua që partneri im të jetë person publik. Dua të jem unë star-i i shtëpisë! Nuk jam egoiste, por unë e di se çfarë lloj bote është kjo dhe nuk jam dakord që në këtë lloj bote të jetë edhe partneri im. Partneri im duhet të jetë serioz me kostum, jo me fansa e adhurues”, u shpreh Roza.

Duke folur për lidhjet me personazhet e njohur, Roza u ndal edhe tek lidhja e saj me Stinen, që ka qenë edhe romanca e saj e parë, dhe ka qenë shumë publike në atë kohë.

“Dikur kam qenë e lidhur me një të famshëm. Kam provuar anë të shëmtuara të famës. Por s’do e provoja kurrë sërish me një të famshëm! E kam vuajtur kur kam qenë në lidhje me një të famshëm, u ndava. Kam qëndruar tri vite me të. Ka qenë lidhja ime e parë,” -ka rrëfyer ndër të tjera Roza.

Roza dhe Stine kanë treguar se pavarësisht se kanë pasur një lidhje dikur, sot ruajnë një raport shumë të mirë miqësor.

@tn.lajmelokale
@tetovanews