Ballina Aktualitet Sela: ASH-ja të shkojë vetë në zgjedhje, është vendimi i kryesisë së...

Sela: ASH-ja të shkojë vetë në zgjedhje, është vendimi i kryesisë së partisë (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në një intervistë për Alsat tha se vendimi i kryesisë së partisë është që në zgjedhjet e majit të garojnë vet. Sela tha se këtë qëndrim e ndajnë mbi 90 për qind e anëtarëve të kryesisë, përfshirë edhe vet kryetarin e ASH-së Arben Taravarin.

“Unë jam ithtar i idesë që Aleanca për Shqiptarët duhet të garojë e vetme në zgjedhje, vazhdoj t’i qëndroj kësaj ideje dhe ASH-ja do të jetë faktori i cili nëpërmjet të cilit ka kuptim ndryshimi edhe i skenës politike dhe ASH-ja do të garojë në zgjedhje për t’i fituar ato.

E vetme?

E vetme sipas konceptit tim, natyrisht ka organe të partisë”, tha Ziadin Sela, Kryetar i Kuvendit të ASH-së.

“Për momentin që ne flasim kemi vetëm një vendim të kryesisë qendrore, që ASH-ja shkon e vetme në zgjedhje. Në këtë debat unë them që diku 90% e pjesëmarrësve, anëtarëve të kryesisë qendrore kanë qenë dakord me këtë vendim që ne bashkërisht ne e sollëm.

A ndanë këtë mendim edhe Arben Taravari, kryetari i partisë?

Natyrisht, ai udhëhiqte mbledhjen e kryesisë dhe kuptohet që edhe në mbledhje të kryesisë qendrore por edhe në takime që i kemi bashkërisht neve ndajmë të njëjtën bindje që neve duhet të shkojmë të vetëm në zgjedhje”, shtoi Ziadin Sela, Kryetar i Kuvendit të ASH-së.

@tn.lajmelokale
@tetovanews