Ballina Kronika Telefonata e fundit me kunatën? Takimi në pyll me vrasësin, shtohet misteri...

Telefonata e fundit me kunatën? Takimi në pyll me vrasësin, shtohet misteri për vrasjen e Bledar Dedjas!

Detaje të reja dalin në dritë pas vrasjes makabre të shqiptarit, Bledar Dedja në Itali. Siç bëjnë me dije mediet italiane, Dedja dhe vrasësi i tij u takuan në pyll, aty ku u gjet dhe trupi i pajetë.

Nuk përjashtohet pista që të kenë mbërritur me të njëjtën makinë, e cila u gjet 100 metra larg trupit të viktimës.

Sakaq, gjatë kontrollit të telefonit të Dedjas hetuesit kanë konstatuar se telefonata e fundit ka qenë me kunatën e tij.

Rezultatet e autopsisë treguan ditën e djeshme se 39-vjeçari ishte goditur 20 herë me thikë, por fatale ishte goditja që kishte marrë nga pas, e cila i kishte shpuar mushkërinë.

Mister mbetet edhe fakti që shqiptari u gjet gjysmë i zhveshur, me pantallonat e ulura. Hetuesit ende nuk e kanë konfirmuar nëse Dedja kishte kryer marrëdhënie seksuale para vrasjes apo jo.

Arma e krimit nuk është gjetur dhe vijojnë hetimet për identifikimin e autorit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews