Ballina Aktualitet Sela në Shkup, Taravari në Gostivar – aktivitete paralele në ASH

Sela në Shkup, Taravari në Gostivar – aktivitete paralele në ASH

Arben Taravari duket se iu përgjigj Ziadin Selës. Nuk do të marrë pjesë në Kuvendin në Shkup, përcjell TV21.

Lideri i ASh-së, bëri të ditur se nesër do të qëndrojë në Gostivar, në tubimin që do të mbahet me fillim prej orës 19:00.

Nëse do më pyesnin ndonjëherë se cila është mbështetja, forca dhe motivi im për gjithë këto vite, padyshim që I Pari do të vinte Gostivari!

“Gostivaras të dashur, ju pres nesër në Pallatin e Kulturës në Gostivar, në orën 19:00 t’ju them FALEMINDERIT dhe bashkë t’i themi t’gjithëve se:

NDRYSHIMI KA NIS!”, shkroi Taravari në Facebook.

Kujtojmë që gjatë ditës Sela tha se ka ftuar edhe Taravarin në mbledhjen e Kuvendit të thirrur nga ai për ditën e nesërme.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme, Taravari qëndroi në Kumanovë ku u njoftuar se 75 kuvendarë dhe 17 anëtarë të Kryesisë Qendrore të ASH-së, nënshkruan që ASh të shkojë në zgjedhjet e majit në koalicion me opozitën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews