Ballina Bota Izraeli kërkon zhvendosjen e palestinezëve në Sudanin Jugor

Izraeli kërkon zhvendosjen e palestinezëve në Sudanin Jugor

Sudani Jugor dhe Izraeli kanë zhvilluar bisedime për një marrëveshje që do të zhvendoste palestinezët nga Gaza në këtë vend afrikan. Ky plan u refuzua shpejt nga liderët palestinezë si i papranueshëm.

Sipas këtij plani, nëse do të zhvillohej më tej, palestinezët nga enklava e shkatërruar nga pothuajse dy vjet luftë me Izraelin do të zhvendoseshin në një vend në zemër të Afrikës, i cili vetë ka vuajtur për vite nga dhuna politike dhe etnike.

Këtë muaj, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se synon të zgjasë kontrollin ushtarak në Gaza, dhe këtë javë përsëriti propozimet që palestinezët të largohen vullnetarisht nga territori. Liderët arabë dhe ata ndërkombëtarë kanë refuzuar idenë e zhvendosjes së banorëve të Gazës në ndonjë vend tjetër.

Palestinezët thonë se kjo do të ishte si një tjetër “Nakba” (katastrofë), kur qindra mijëra u detyruan të ikin ose u përzunë gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1948.