Ballina Kronika Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti tragjik në...

Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti tragjik në Peqin

Gabriel Lluca dhe Denis Korbi janë dy viktimat e aksidentit të rëndë rrugor që ndodhi në orët e para pas mesnatës, në Peqin, tek vendi i quajtur “Ura e Teqes”.

Gabriel Lluca, drejtuesi i automjetit dhe miku i tij Denis Korbi, të dy 24-vjeçarë, banues në Peqin, po udhëtonin drejt Peqinit, teksa makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.

Ata janë nisur me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht ndërruan jetën në spital.

“Rreth orës 02;00, në hyrje te Peqinit tek “Ura e Teqes” ka ndodhur një aksident mjeti tip W Golf ka dalë nga rruga është përplasur me shkallët anësore të një banese ku në mjet kanë qenë 2 persona G. Ll., 24 vjec banues në Peqin, drejtuesi i mjetit dhe D. K. 24 vjec banuese në Peqin.

Sot u zgjova nga një telefonatë tronditëse e një miku. Më tha se Denisi, shoku ynë i përbashkët, kishte humbur jetën në aksident në Peqin. Vetëm 24 vjeç.

Nuk dua të bëj elegji për vlerat dhe njeriun që ishte, po mjaftohem me faktin se para dy ditësh folëm dhe e kishim lënë për tu takuar nga java te 3 bashkë. Kishim halle të njëjta. Diskutonim për shumëçka.

Pak ditë më parë një tjetër njeri i afërt u aksidentua rëndë. Fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht flirtit që pati me botën tjetër.

Kam parë nga afër dhimbjen e familjarëve në spital dhe nuk dua as të imagjinoj përjetimet e prindërve të Denisit.
Aksidentet janë bërë makth në Shqipëri. Nuk ka ditë që nuk lexojmë për fatalitete. Rrugët janë kthyer në shfryrje nervash të njerëzve të frustruar. Shpejtësi ekstreme, parakalime të gabuara, drita që të shpojnë sytë. Çunakë me makina luksoze e vajza me pushtet dashnorësh që mendojnë se janë zotër të rrugës si Nua Rroku në Lezhë. Të shajnë dhe të kërcënojnë nëse u kërkon llogari.

Uleni gazin, shmangeni adrenalinën në timon! Nëse nuk e doni veten, mendoni për të tjerët që nuk ju kanë asnjë borxh. Nëse jeni aq të ngurtë sa të mos i konsideroni, mendoni për familjarët tuaj që kalojnë në peripecira ekstreme, emocionale dhe fizike.

I shpëtoi vdekjes kur ishte 8 vjeç, historia prekëse e Gabriel Llucës që vdiq në aksident në Peqin

Një detaj prekës ka dalë në dritë pas aksidentit që ndodhi në hyrje të qytetit të Peqinit, ku humbën jetën dy të rinj.

Njëri prej viktimave është Gabriel Lluca, i kishte mbijetuar një aksidenti të rëndë në moshën 8-vjeçare, pikërisht pranë shkollës “Demir Godelli” në Peqin, aty ku ndodhet edhe banesa e familjes Lluca.

Një automjet i kishte kaluar trupit të vogëlushit, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura të shumta.

Por këtë fund gushti, fati nuk e kurseu. Në të njëjtin qytet ku dikur i kishte shpëtuar vdekjes, Gabriel Lluca humbi jetën në mesnatën e së dielës, pas një aksidenti të rëndë automobilistik. Ngjarja tronditi familjen, miqtë dhe bashkëmoshatarët, të cilët e kujtojnë si një djalë energjik, të dashur dhe gjithmonë të buzëqeshur.

Gabrieli ishte një nga katër fëmijët e familjes Lluca. Tre vite më parë, familja përjetoi edhe një tjetër humbje të rëndë, ndarjen nga jeta të babait të tij, Agron Lluca.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po bëhen verifikime për shpejtësinë e automjetit si dhe gjendjen e rrugës në momentin e ngjarjes.