Ballina Kronika Makina i mori flakë pas përplasjes në dyqanin e pjesëve të këmbimit,...

Makina i mori flakë pas përplasjes në dyqanin e pjesëve të këmbimit, humb jetën shqiptari në Greqi

Është e mundur që burri të ketë rënë qëllimisht në dyqan për t’i dhënë fund jetës së tij – Ndërtesa u përfshi nga flakët dhe u shkatërrua plotësisht.

Një shtetas shqiptar humbi jetën gjatë një aksidenti tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas policisë lokale, automjeti që drejtohej nga Fabjan Koko 34 vjeç po udhëtonte në aksin Varis-Koropiu në zonën e Atikës Lindore kur për shkak të shpejtësisë së lartë doli nga rruga dhe u përplas me forcë në vitrinën e një dyqani dhe në vazhdim automjeti u përfshi nga flakët.

Koko nuk mundi të dalë nga automjeti duke humbur jetën. Trupi i tij u dërgua në morgun e Athinës, ndërsa policia rrugore e Athinës po heton shkaqet e aksidentit.

Sipas informacioneve të fundit, burri që humbi jetën në agim të sotëm përplasi makinën e tij me shpejtësi të lartë në dyqanin në rrugën Vasileos Konstantinou në Koropi . Kur makina u përplas në dyqanin e pjesëve të këmbimit, u shkaktua një zjarr i madh , i cili shkatërroi plotësisht si biznesin – në katin përdhes dhe të parë të ndërtesës – ashtu edhe makinën me burrin që u gjet i vdekur gjatë shuarjes së zjarrit.

Tetova News në YouTube:

Ajo që po shqyrtojnë oficerët e policisë që kanë marrë përsipër çështjen është mundësia që shoferi i makinës të jetë përplasur qëllimisht me dyqanin për t’i dhënë fund jetës së tij.

Sipas ERT, incidenti tragjik në Koropi ndodhi afërsisht në orën 3:30 të mëngjesit të sotëm, të mërkurën.

Prindërit e burrit që drejtonte makinën mbërritën në zonë dhe nuk mund ta besonin atë që kishte ndodhur.

Siç njoftoi Departamenti i Zjarrfikësve, trupi i burrit u gjet gjatë shuarjes së zjarrit.