Ballina Aktualitet Ndarja e parakohshme nga jeta e Artur Zhejit, politika shpreh ngushëllime

Ndarja e parakohshme nga jeta e Artur Zhejit, politika shpreh ngushëllime

Media shqiptare mori një lajm të trishët ditën e sotme, atë të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur të gazetarit të njohur Artur Zheji.

Të shumtë ishin ngushëllimet nga kolegët, qytetarët, por nuk mundguan as ato të politikës.

Me anë të një postimi në Facebook kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të Zhejit.

“Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin”, shkruan Rama.

Ndëkrohë ngushëllime për humbjen e gazetarit ka shprehur edhe ish-kryeminsitri Sali beisha, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ish-Presidenti Ilir Meta si dhe kryetarja e Kuvendit Elia Spiropali.

Tetova News në YouTube:

Postimi i Begajt:

Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri.

Postimi i Spiropalit:

Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar.

Pusho në paqe, Artur!

Postimi i Berishës:

Homazh për Artur Zhejin!

Miq, gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin.

Postimi i Metës:

Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e parakohëshme nga jeta të gazetarit profesionist dhe analistit brilant, Artur Zheji.

Një intelektual i angazhuar, veçanërisht në mbrojtje të pavarësisë së medias, vlerave të lirisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës, Zheji udhëhoqi edhe si bashkëkryetar Komitetin për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke dhënë një kontribut të paharruar politik e shoqëror që përherë do të vlerësohet me respekt.

Është trishtim i madh kur një mik dhe një profesionist si ai humbet jetën në mënyrë kaq të papritur dhe në kulmin e pjekurisë jetësore dhe profesionale.

Një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për komunitetin e gazetarëve, me të cilët ndaj ngushëllimet e mia më të sinqerta!

I paharruar kujtimi i Tij! Të prehet në paqen e merituar!