Ballina Kronika Pogradec/ Hidhet nga kati i katërt i pallatit 33-vjeçari

Pogradec/ Hidhet nga kati i katërt i pallatit 33-vjeçari

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e kësaj të enjte në lagjen Nr.1 në Pogradec.

Një 33-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nuk dihen arsyet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë, sakaq Policia thotë se i riu dyshohet të ketë qënë në gjendje të rënduar psikologjike.

Njoftim i Policisë:

Rreth orës 12:40, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, në lagjen Nr. 1, shtetasi R. H., rreth 33 vjeç, i cila si pasojë humbi jetën.

Tetova News në YouTube:

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.