Ballina Shëndeti Disa ushqime të mira për të mbajtur nën kontroll diabetin

Disa ushqime të mira për të mbajtur nën kontroll diabetin

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak mund të jetë shumë e vëshitrë.

Prandaj çdo frut apo perim që konsumohet duhet të jetë i duhuri. Më poshtë keni të listuara disa ushqime të cilat ndihmojnë me diabetin e tipit 1 dhe 2.

Perimet – Perimet si spinaqi, lëpjetat, sallata janë plot me vlera por me pak kalori. Duke qenë se treten shpejt nga organizmi nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu këto produkte janë të pasura me vitaminën C, që luan rol të rëndësishëm në eliminimin e inflamacionit dhe tensionit të lartë.

Peshku – Pëshku është një nga produktet më të shëndetshme. Salmoni, sardelet, açuget janë burimi më i mirë për yndyrnat omega 3 dhe acidet DHA dhe EPA që ndihmojnë zemrën. Për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i konsumojnë pasi ata janë të predispozuar që të preken nga sëmundjet e zemrës. Këto acide mbrojnë qelizat dhe reduktojnë inflamacionin duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Kanella – Kanella është e pasur me antioksidantë, të cilat mbrojnë shëndetin e syve. Studime të shumta mjekësore kanë vërtetuar se kanella mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës. Një tjetër studim vuri re se kanella arrin të ulë dhe kolesterolin dhe nivelet e triglicerideve.

Vezët – Vezët janë vërtet një paketë me vlera shëndetësore. Përveç se të mbajnë më gjatë të ngopur, nëse konsumohen rregullisht ato ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Vaji i ullirit – Vaji i ullirit ndryshe mund të quhet si balsami i zemrës. Ai përmban acide yndyrore të cilat ndihmojnë në prodhimin e substancës HDL, që është parë të jetë në shifra jo të shëndetshme tek personat me diabetin e tipit 2. Gjithashtu vaji i ullirit ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut dhe qarkullimit të tij për një zemër më të shëndetshme.