Analisti dhe profesori Sulejman Mehazi ka vlerësuar se fushata zgjedhore e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, në Tetovë është e palogjikshme dhe e shkëputur nga konteksti i zgjedhjeve lokale.
Sipas tij, Ahmeti e orienton diskursin e tij drejt temave nacionale, duke e trajtuar garën sikur të ishte parlamentare.
“Ahmeti nuk flet për kundërkandidatët lokalë, Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin, por merret me Mickoskin, i cili me ZNAM-in ka 64 deputetë. Me këtë qasje, më shumë po i forcon kandidatët për kryetarë komunash të VMRO-së dhe të VLEN-it, sesa Bajram Rexhepin dhe Bujar Osmanin”, thekson Mehazi.
Ai shton se kjo fushatë tregon qartë se “Ali Ahmeti e ka humbur bicikletën politike me Selën dhe Taravarin”, duke e lënë partinë të mbështetet në struktura shtetërore për ta mbajtur ritmin.
Postimi i plotë:
Fushatë e palogjikshme e Ali Ahmetit
Në njërën anë, Bajram Rexhepi, çon një fushatë të urtë e të mençur si i ka hije gjatë Zgjedhjeve Lokale për Tetovën, gjersa Ali Ahmeti bën të kundërtën, gjatë fushatës nuk flet për atë për çfarë mbahen zgjedhjet, por ëndërron s’e është garë e Zgjedhjeve Parlamentare, nuk flet për kundërkandidatët lokalë, Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin, por merret me Mickoskin që me ZNAMI-n ka 64 deputetë.
Ali Ahmeti me fjalimet e tij më shumë forcon kandidatët për prefekt të VMRO-së dhe VLEN-it sesa, Bajram Rexhepin dhe Bujar Osmanin, që shihet hapur s’e bëjnë fushatë pa ndihmën e AKI-së.
Shkurt e qartë, Ali Ahmeti e ka humbur bicikletën politike me Selën dhe Taravarin.















