Ballina Aktualitet Veterani Qefali Havzija paralajmëron BDI-në: Kjo sjellje dhe ky drejtim i juaj...

Veterani Qefali Havzija paralajmëron BDI-në: Kjo sjellje dhe ky drejtim i juaj më ngjan me atë që dikur e çoi PPD-në, e më pas edhe PDSH-në, në fund të greminës politike. Historia po përsëritet me të njëjtat gabime dhe me të njëjtin përfundim.

Nga Qefali Havzija

E ndjej si detyrim të ritheksoj publikisht: keqinformimi nuk duhet të gjejë më vend mes nesh. Opinionit i takon e drejta të dijë të vërtetën jo versionet e sajuara.
❌ Nuk kam qenë dhe nuk jam bedel i askujt.
❌ Nuk kam qenë dhe nuk jam pjesë e asnjë
klani.
❌ Sinqeritetin tim nuk mund ta keqpërdorë askush – mos dezinformoni!
✅ Kam qenë gjithmonë unifikues – jo përçarës.
Unë i jap llogari vetëm një njeriu komandantit tim dhe askujt tjetër.
‍♀️ Unë përkulem vetëm para bashkëpartiakëve të sinqertë, të cilët dhanë një kontribut të madh për veteranët që na udhëzuan në ditët më të rënda – bashkëveprimtarëve, malësorëve dhe bashkëfshatarëve të mi, që kurrë nuk më ka munguar përkrahja e tyre dhe që gjithmonë i kam nxjerrë faqebardhë si katundarë, me vepra tashmë të dëshmuara.
✅ Që nga viti 2001 deri më sot, jam i vetmi që asnjë i afërm i imi nuk është punësuar në institucione publike përmes subjektit.
Ndryshe nga ata që sot sillen si të ndershëm ndërkohë që kanë të punësuar 2, 4, 6 apo edhe më shumë familjarë – pa asnjë meritë e kriter.
Po bëhen punësime edhe sot, ashtu siç janë bërë edhe më parë – me qindra. Ky privilegj u takon vetëm atyre që janë pjesë e klaneve të tyre, ndërsa të tjerët mbeten të përjashtuar.
Në këtë sistem, askush nuk di asgjë dhe gjithçka ndodh pa asnjë përfillje ndaj anëtarëve dhe aktivistëve të devotshëm, të cilët për vite me radhë kanë shpresuar në një drejtësi të vërtetë.
Sot jemi dëshmitarë të absurditetit ku caktojnë një “servil ” të udhëheq karvanin nëpër shkretëtirë ndërkohë që të aftët dhe të ndershmit nxirren nga rreshti.
➡️ Por, të gjithë e dinë: shkretëtirën e përballon vetëm deveja, jo servili.
Për t’i demaskuar këta servilë, dua të theksoj se kam qenë i angazhuar si koordinator i një eventi që u realizua me sukses.
Ka pasur tentime të qëllimshme për ta dështuar dhe për ta zbehur takimin me popullin, por nuk ia arritën – plani i tyre dështoi.
Megjithatë, ky ka qenë një obligim dhe përgjegjësi e madhe morale dhe njerëzore për mua – që ky organizim të realizohej me sukses, sepse unë nuk njoh humbje as mposhtje që nga viti 2002 e deri më sot.
Ka pasur edhe keqinformime deri te komandanti nga disa individë, të cilët për interesa të ngushta kanë tentuar që meritat t’ua atribuojnë jomeritorëve.
Kam udhëhequr në ekip ku përfshiheshin edhe procesverbalistët por shënimet kryesore i kam bërë vetë në fletoren time,
Kam biseduar me çdo këshill vendor, një nga një.
Disa e dinë shumë mirë se ai raport nuk ka ecur më tej, por fletorja ime mbeti te unë sepse nga ato takime kuptova edhe shumë gjëra që si kisha ditur kurrë.
Por ne kemi përgjegjësi të themi të vërtetën para antarësis – jo të keqinformojmë ate.
Po them me bindje të plot se këta që hiqen si të ndershëm të rinj, historia e tyre flet ndryshe.. Këtë e themë me fakte dhe argumente.
Ata anuk kërkojnë ndryshim – kërkojnë servilë, që t’ua mbajnë zërin hapur e të bëjnë vetëm atë që u thuhet.
Por mos harroni: çdo punë arrihet me sukses vetëm përmes nderit, besnikërisë, përkushtimit dhe sinqeritetit – jo me servilizëm dhe hipokrizi me klane e plane.
✅ Në një të ardhme të afërt, do të tentoj nëse do lejohet të kërkoj një takim me komandantin për të biseduar rreth gjendjes dhe realitetit aktual – për të gjitha ndodhitë dhe çdo ngjarje. Mendoj se ai duhet ta dijë të vërtetën nga nikoqiri i shtëpisë, jo nga komshiu. Sepse e vërteta është kjo: shtëpia e ndërtuar nga të tjerët mund të prishet shumë lehtë nga ata që nuk kanë dhënë asnjë kontribut për të.
✅ Po, jam veteran dhe katundar – dhe nuk turpërohem aspak ta fsheh origjinën time.
Përkundrazi, krenohem që jam malësor, me rrënjë të forta.
Këto janë dëshmitë e karakterit, moralit dhe integritetit tim politik e njerëzor, të një shpirti të pastër, gjithmonë me ballin lart.
Postin e drejtorit të Burgut të Tetovës e kam ushtruar me nder dhe përkushtim.
Këtë nuk e dëshmojnë vetëm fjalët e mia, por edhe shumë institucione relevante brenda dhe jashtë vendit – përfshirë edhe ambasada të huaja – të cilat e njohin dhe e vlerësojnë këtë kontribut.
Duhet të jeni të vetëdijshëm për një gjë: ashtu siç do t’i merrni vetë meritat, po ashtu edhe dështimi eventual do të bjerë mbi ju – dhe përgjegjësia do të jetë tërësisht e juaja, si hartues dhe zbatues të planeve dhe klaneve.
Sepse tashmë, opinioni, anëtarësia dhe aktivistët e sinqertë e kanë kuptuar qartë këtë lojë qoftë ajo një gabim , apo pse jo edhe një veprim i qëllimshëm nga ana juaj.
❌ Jo: kur bëhet mirë, “e kemi bërë ne”, e kur bëhet keq, “e kanë bërë ata”!
⚽ Çdo ekip ka trajnerin e vet – dhe është ai që përzgjedh lojtarët dhe udhëheq lojën. Por loja fitohet me lojtarët e tu, jo me ata që janë huazuar. Sepse ai që ka ndërruar shumë fanella, nuk e jep kurrë zemrën për një fanellë që nuk është e tij.
⚽ Kurse loja në fushë është përgjegjësi e ekipës së lojtarëve që janë futur në fushë.
Dhe nga aty kërkohen rezultatet jo nga tribuna të kërkohet që publiku të shënojë gol, publiku bën vetëm tifozeri!
⚽ Në një ekip, nëse mbështetesh te lojtarë të huazuar, rrezikon që loja të humbasë lehtësisht. Mjafton që tre prej tyre të jenë të paqëndrueshëm: portieri ta lërë qëllimisht golin të hyjë, mbrojtësi të shkaktojë penallti, dhe sulmuesi ta humbasë me qëllim golin.
Kjo nuk është lojë – kjo është pabesi e qëllimshme ndaj ekipit, dhe kush e kupton, e di shumë mirë çfarë nënkupton!
✅Sepse janë pikërisht veteranët që ua kanë trasuar rrugën që ju sot po e shkatërroni, dhe janë katundarët që ua kanë mbuluar humbjet nëpër lagjet ku sot jetoni dhe veproni ju.
✅Sepse njihemi mes vete por na njeh edhe opinioni i gjerë: kush ishim, kush jemi sot dhe kush çka ka bërë.
⏳ Historia do të flasë vetë.
Ajo do të tregojë qartë kush ndërtoi për të ardhmen – dhe kush shkatërroi, përçau e dëmtoi subjektin, tinëzisht, për interesa klanore.
Sa i përket disa individëve, servila dhe hipokrit ata aspak nuk kanë të drejtë kur përpiqen të ndajnë aktivistët dhe anëtarët e sinqertë në “veteranë” dhe “të rinj.
Servilët, përmes një sjelljeje të një regjimi totalitar, përhapin pakënaqësi në mesin e anëtarësisë, duke prerë apo shkurtuar çdo foto dhe përmbajtje ku shfaqen veteranët, me qëllim që të mos promovohen ata që kanë qenë kontribues për dy dekada resht.
Ndërkohë, kujdesen të promovojnë vetëm vetveten dhe klanin e tyre.
Veprime të tilla jo vetëm që janë të padrejta, por irritojnë thellësisht anëtarësinë e ndershme dhe të përkushtuar.
✅ Sepse ekziston një ndryshim i madh mes veteranëve besnikë dhe të ndershëm, dhe atyre që sot e quajnë veten “të rinj” e “të pastër”, ndërkohë që e kaluara, faktet dhe veprimet e tyre flasin krejt ndryshe.
Mua më ngel vetëm të ju kërkoj falje secilit prej jush me të cilët kemi punuar bashkë për 23 vite qoftë anëtar, aktivist, bashkëpartiak, bashkëveprimtar, mik apo shok për çdo gabim të paqëllimshëm.
Sepse jemi njerëz, dhe askush prej nesh nuk është i pagabueshëm apo i përsosur.
Në veçanti, i kërkoj falje familjes sime.
Duke besuar se po veproja për një kauzë dhe një çështje të përbashkët, shpesh i kam lënë anash edhe i kam lënduar shpirtërishtë.
Më shumë se çdo gjë tjetër, i kam zemëruar, sidomos gjatë periudhës 2006–2008, kur përballesha edhe me kërcënime serioze, madje edhe ndaj jetës sime.
Ato vite mbushën familjen time me ankth dhe pasiguri. Netët më gjenin mes mendimeve të rënda, ndërsa ditën përpiqesha të ruaja qetësinë vetëm që familja të mos shqetësohej.
E gjithë ajo barrë emocionale ra mbi ta, ndonëse nuk ishin pjesë e zgjedhjeve apo betejave të mia.
☝️Por sot, jam me shpirt dhe zemër të pastër, me ndërgjegje të qetë, sepse kurrë nuk kam tradhtuar as shokët, as miqtë.
Gjithmonë kam qëndruar si mburojë përpara tyre, përballë çdo kërcënimi apo shantazhi vetëm që të mos lëndohej askush tjetër.
✅ Për mua, krenaria buron nga morali dhe karakteri im.
Të lëndoja të tjerët për përfitime personale do të ishte pabesi e pafalshme ndaj vetes.
Sepse unë secilin prej tyre mund ta shikoj në sy
kurse shumë prej tyre, mua jo.
Ndjej dhimbje dhe zhgënjim të thellë,nga vetë ata që i mendoja për miq.
Prisja besim të ndërsjellë, mirëkuptim dhe qëndresë, por ata zgjodhën të besojnë shpifjeve dhe keqinformimeve klaneve dhe planeve të kordisura, dhe jo sinqeritetit, ndershmërisë dhe besnikërisë sime ndaj tyre që shkonte deri atje, ku ata të vendosnin këmbën, unë isha gati të vendosja kokën.
E kuptoj – politika ka brirë… por jo deri në këtë nivel. Kam kaluar mbi dy dekada në politikë, por kurrë nuk kam parë kaq shumë hipokrizi dhe servilizëm si sot.
Sido që të jetë, jeta kështu e ka:
Kush tradhton, herët a vonë do ta përjetojë vetë tradhtinë – nga ata që dikur u besuan.
Nuk i dëshiroj të keqen askujt. Përkundrazi secilit prej jush ju dëshiroj shëndet, harmoni në familjet tuaja.
Me një mendje të kthjellët për një të ardhme më të ndershme.
Jo për t’u marrë me klane e plane shpifje, përçarje apo keqinformime, por për të ndërtuar së bashku një unitet më të fortë, më të drejtë dhe më të sinqertë.
Sepse në fund të fundit, nuk është e rëndë ndarja nga politika – ka edhe shumë rrugë të tjera.
Më e rëndë është humbja e nderit, moralit, karakterit dhe besimit.
Kur këto humben, nuk mbetet më asnjë shpresë për t’i rikthyer në jetën tuaj.
Por ai që lëndon zemrat për inate apo hakmarrje, dhe e justifikon këtë me pushtetin apo pozitën që ka, bën një gabim fatal sepse do të mbetet gjithmonë i ligë në shpirt.
Postet janë kalimtare, por jeta vazhdon edhe pa to.
✅ Sepse në përplasjet mes njerëzve, në fund nuk fiton ai që bën montime për të dëmtuar shokët dhe miqtë, apo ai që rrethohet me servilë dhe vazalë – por ai që ka të drejtën në anën e tij.
Nuk kërkoj as lëmoshë, e as pres të merren në konsideratë për të analizuar këtë fjalë nga dikush.
Por kërkoj që komandanti të mos keqinformohet.
Është shumë njerëzore të luftosh të padrejtën,
dhe është detyrim moral që të drejtën ta argumentosh, ta thuash troç, hapur dhe pa frikë.
Kjo sjellje dhe ky drejtim i juaj më ngjan me atë që dikur e çoi PPD-në, e më pas edhe PDSH-në, në fund të greminës politike. Historia po përsëritet me të njëjtat gabime dhe me të njëjtin përfundim.
Mos i vritni luanët tuaj – sepse, në fund, do t’ju hanë qentë e rrugës.
✍️ Me respekt,
Qefali Havzija