Ballina Aktualitet E paralajmëroi Gazment Bardhi/ Si e sajoi Balluku ikjen nga vendi me...

E paralajmëroi Gazment Bardhi/ Si e sajoi Balluku ikjen nga vendi me bekimin e Ramës për të shmangur SPAK

Zv/kryeministes Belinda Balluku i ka shkuar fletë thirrja për tu paraqitur në SPAK së bashku me avokatin e saj, një zhvillim që paralajmëron faktin se është vënë nën hetim.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka publikuar sot një status të fortë, ku akuzon zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, si “zyrtaren më të korruptuar të shtetit shqiptar në 35 vite”.

Sipas Bardhit, Balluku është e përfshirë në një sërë aferash që shtrihen nga energjia te infrastruktura, nga Tuneli i Llogarasë te Aeroporti i Vlorës, dhe ndaj saj ekzistojnë dhjetëra dosje në SPAK.

Një prej tyre, sipas burimeve që citon ai, ka hyrë në fazë vendimtare, me prokurorin e posaçëm Dritan Premçi që po përgatitej ta thërriste ministren me statusin e të pandehurës. Bardhi shkruan se, Balluku ka sajuar një vizitë jashtë vendit ditën që duhet të paraqitet në SPAK.

‘A ka sajur Belinda Balluku një aktivitet ndërkombëtar në të njëjtën ditë dhe orë që duhet të paraqitej në SPAK, me qëllim që të justifikojë refuzimin dhe për të fituar kohë për të shtuar presionin ndaj prokurorit?’

Tetova News në YouTube:

Por sipas Bardhit, ky proces është goditur nga presioni politik i drejtpërdrejtë i Edi Ramës ndaj prokurorit Premçi, për të penguar thirrjen e Ballukut në SPAK.

Deputeti opozitar ngre një sërë pyetjesh të rënda drejtuar drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, duke kërkuar transparencë dhe përgjigje për ndërhyrjet që, sipas tij, po minojnë integritetin e prokurorisë së posaçme.

“A është e vërtetë që prokurori Dritan Premçi ka thirrur për javën që vjen zëvendëskryeministren Belinda Balluku? A është e vërtetë që Edi Rama ka ndërhyrë për të anulluar thirrjen? Dhe a është e vërtetë që Balluku ka sajuar një aktivitet ndërkombëtar për të shmangur paraqitjen në SPAK?”, shkruan Bardhi.

Pak orë pas publikimit të këtij denoncimi, vetë Belinda Balluku njoftoi nga Zvicra se ndodhej “në një udhëtim me tren nga Zyrihu në Bernë” për një takim bilateral me homologun zviceran të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit.

Në statusin e saj në Facebook, Balluku pozon me ekipin e #MIE dhe #Hekurudha Shqiptare, duke promovuar “bashkëpunimin ndërkombëtar në transportin hekurudhor”. Por ky udhëtim përkon pikërisht me javën kur, sipas burimeve, ajo duhej të paraqitej në SPAK, çka përforcon dyshimet se ministrja është larguar për të shmangur thirrjen e prokurorit dhe për të fituar kohë përmes presionit politik e mediatik.

“Kjo është arsyeja pse Balluku ka gjetur strehë në aktivitete të sajuara jashtë vendit,” shkruan Bardhi, duke i bërë apel partnerëve ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, të ndërhyjnë për të mbrojtur integritetin e SPAK dhe për të ndalur kapjen e tij nga politika.