Ballina Aktualitet Incidenti i armatosur në Kumanovë, të gjitha detajet në një vend! (VIDEO+FOTO)

Incidenti i armatosur në Kumanovë, të gjitha detajet në një vend! (VIDEO+FOTO)

Një person është plagosur pasditen e 7 tetorit në një rrugë prapa ndërtesës së Komunës së Kumanovës, pasi u qëllua me armë zjarri nga një makinë që ishte në lëvizje. I plagosuri është kandidat dhe bartës i listës së këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Likovë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. I plagosuri është identifikuar si Zekrija Shaini 43 vjeç, nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës, bëri të ditur Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Nga Prokuroria Themelore bëjnë të ditur se sipas të dhënave fillestare, plagosja e mjekut Zekirja Shahini në Kumanovë nuk është bërë me motive politike, përcjell TV21.

Nga Prokuroria thonë se autoritetet ende janë në kërkim të autorit.

“Në lidhje me ngjarjen në Kumanovë, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprime hetimore. Po mblidhen gjurmë dhe dëshmi materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës. Në të shtënat është plagosur një person, ndërsa autori është në kërkim. Të dhënat fillestare nuk tregojnë për motive politike pas incidentit të armatosur, por të gjitha rrethanat po verifikohen”, thonë nga Prokuroria.

Dr. Zekirja Shahini nga fshati Sllupçan i Likovës është plagosur në afërsi të ndërtesës së Fondit Pensoinal në Kumanovë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmojnë ngjarjen dhe thonë se në drejtim të Shahinit kanë gjuajtur dy persona të cilët kanë qenë në lëvizje, derisa Shahini ishte duke drejtuar veturën Volswagen Golf.

Nga MPB thonë se Shahini ka pësuar lëndime dhe është dërguar për kurim në spitalin e Kumanovës.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

”Në SPB Kumanovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Dimitrie Tucoviq” me rrugën ‘11 Tetori’ në Kumanovë, dy persona në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një automjeti të tipit ‘Volswagen Golf’, i drejtuar nga Z. Sh. (43) nga fshati Slupçan, komuna e Likovës, i cili ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin e Kumanovës për të marrë ndihmën e nevojshme”.

Jozyrtarisht thuhet se motivet e plagosjes nuk janë të lidhura me çështjet politike. Zekirja Shahini është bartës liste për këshilltar nga Aleancës Kombëtare për Integrim në Komunën e Likovës.

Mevludin Imeri /SHENJA/

EMRI+FOTO/ Ja kush është politikani i plagosur në Kumanovë, kandidat i partisë shqiptare

Personi i plagosur në incidentin me armë zjarri që ndodhi këtë të martë në rrugën “Dimitrija Tucakovic” në Kumanovë është jashtë rrezikut për jetën. Lajmi është konfirmuar për agjencinë MIA nga drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stosevski.

Sipas tij, i plagosuri është pranuar me katër plagë nga arma e zjarrit, në zonën e parakrahut të majtë dhe gjurit të djathtë.

“Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme përfshirë rëntgenin dhe skanerin kompjuterik. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Pacienti është transportuar në klinikat në Shkup me një automjet të Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës,” tha Stosevski.

Ndërkohë, Qendra e Emergjencës pranë TOARILUC ka konfirmuar se personi i plagosur është pranuar tek ata dhe se do të japin detaje shtesë në vijim për gjendjen e tij. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

I plagosuri është identifikuar si Zekrija Shaini 43 vjeç, nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës, bëri të ditur Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Atentati me armë i zyrtarit të BDI-së, publikohen pamjet e momentit kur qëllohet

Publikohen pamjet nga atentati me armë zjarri që ndodhi sot para ndërtesës së Komunës së Kumanovës, ku u plagos funksionari i BDI-së dhe bartësi i listës së koalicionit AKI në Likovë, Zekirija Shaini.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:54, ndërsa Shaini mbeti i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Policia po heton rastin dhe është në kërkim të autorëve, ndërsa pamjet janë postuar nga Tv21, në rrjetet sociale.