Ballina Argëtim Jennifer Lopez “shpërthen” në intervistë pas pyetjes për divorcin

Jennifer Lopez “shpërthen” në intervistë pas pyetjes për divorcin

Gjatë një interviste  në emisionin “Today Show”, Jennifer Lopez reagoi ndaj një pyetjeje të papritur nga moderatori Craig Melvin, i cili përmendi divorcin e saj me Ben Affleck ndërsa diskutonin për filmin e saj të ri, “Kiss of the Spider Woman.”

“Gjatë xhirimit të filmit, divorci me Ben u finalizua gjithashtu ,” — tha Melvin, 46 vjeç, duke e lidhur procesin e ndarjes me prodhimin e filmit.

“Ja filloi !”Shiheni këtë!”  — reagoi Lopez me një buzëqeshje ironike, duke shprehur pakënaqësinë për pyetjen.

Melvin u përpoq të shpjegonte se e përmendi çështjen vetëm sepse Affleck ishte producent ekzekutiv i filmit, duke pasur një rol të rëndësishëm në realizimin e tij.

Lopez, 56 vjeç, pas një momenti të sikletshëm, u tregua e qetë dhe e pranoi kontributin e ish-bashkëshortit:

“Nëse nuk do të ishte Ben, ky film nuk do të ishte realizuar. Dhe këtë meritë do t’ia jap gjithmonë,” — tha ajo.
“Po, ndodhin gjëra në jetë dhe duhet të ecësh përpara.”

Ajo pranoi se filmi ishte një formë shpëtimi emocional, në një periudhë kur po kalonte vështirësi personale:

“Është interesante, sepse filmi flet për arratisjen përmes artit, për mënyrën se si arti na shpëton në momentet më të vështira të jetës,” — shtoi Lopez. “Ky projekt më ndihmoi të mbijetoj në një moment të vështirë të jetës sime.”

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u ribashkuan në vitin 2021, shumë vite pas ndarjes së tyre të parë në 2004. Çifti u martua në vitin 2022, por martesa përfundoi në heshtje në fillim të 2024-ës, me divorcin që u finalizua në shkurt 2025.

Pavarësisht ndarjes, dyshja bashkëpunoi në realizimin e filmit “Kiss of the Spider Woman,” i cili u mirëprit në premierën e tij në Nju Jork, më 6 tetor 2025.

Edhe Ben Affleck ka folur publikisht me respekt për ish-bashkëshorten:

“Jennifer është një person i jashtëzakonshëm, me integritet, që e dua dhe e vlerësoj shumë,” — tha ai në prill.
“Ka qenë fantastike me fëmijët e mi dhe kemi një marrëdhënie të mirë.”

Affleck ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner: Violet, 19 vjeç, Seraphina, 16 dhe Samuel, 13. Ndërsa Lopez ka binjakët Emme dhe Max, 17 vjeç, me ish-bashkëshortin Marc Anthony.