Ballina Lajme Kandidati i VMRO-së: Nuk do të lejoj që Karposhi të bëhet Afrikë...

Kandidati i VMRO-së: Nuk do të lejoj që Karposhi të bëhet Afrikë e Bardhë

Kandidati i VMRO-DPMNE-së, për kryetar të komunës së Karposhit u zotua se nëse merr besimin e qytetarëve, Karposhin do ta bëjë vendin më të pastër në Shkup.

Sotir Llukrovski premtoi rritjen dhjetëfish të numrit të koshave të mbeturinave, ndërsa tha se përveç mbledhjes së mbeturinave të zakonshme, do të ketë mbledhje të rregullt të mbetjeve inerte.

Nuk do të lejoj që Karposhi të bëhet Afrikë e Bardhë, theksoi ai.

“Për momentin, dukemi të lënë pas dore, me shumë mbeturina përreth. Unë nuk do të lejoj Karposhi të bëhet Afrikë e Bardhë. Do ta bëj komunën më të pastër, dhe vendin më të rregulluar në Shkup. Shërbimet duhet rregullisht t’i pastrojnë parqet, trotuaret dhe rrugët. Po ashtu t’i zbrazin koshat, sepse kjo është puna e tyre dhe për këtë marrin paga. Do të fus mbledhje të rregullt të mbeturinave të rënda, që të pengohet hedhja e mbeturinave në rrugë. Unë nuk do të ndaloj këtu, do të fus edhe pastrimin e rrugëve mbrëmjeve, kur qyteti fle. Makina të specializuara do ta pastrojnë sipërfaqen e rrugës me presion dhe mjete dezinfektuese. Jo vetëm pastër në letër, por larje e vërtetë dhe e këndshme për secilin banor dhe vizitor”, tha Sotir Lukrovski, kandidat i VMRO-DPMNE-së për Karposhin./ Alsat.mk