Ballina Lajme Zgjedhjet lokale/ Mexhiti e Osmani, shpalosin një sërë projektesh për Çairin

Zgjedhjet lokale/ Mexhiti e Osmani, shpalosin një sërë projektesh për Çairin

Izet Mexhiti dhe Bujar Osmani, dy kandidatët për kryetar të Komunës së Çairit vazhdojnë fushatën parazgjedhore duke shpalosur një sërë projektesh që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve në këtë komunë. Izet Mexhiti nga VLEN duke prezantuar shtyllën e dytë të programit të tij zgjedhor, arsimin tha se përveç objekteve të reja shkollore do të ndërtohen edhe tre çerdhe të reja.

“Do të ndërtojmë shkollë fillore të re në lagjen “Teneqe Mahallë” për 1300 nxënës me emrin “Viktory” për shkak se edhe pulla endërtimit është në formën V. Do të ndërtojmë shkollë të re për fëmijët me nevoja të veçanta “Ardhmëria” apo “Idnina” siç ishte duke siguruar kushte më të mira për ta dhe në vendin e njëjtë do të ndërtohet edhe një shkollë e re fillore që do të quhet “Mit’hat Frashëri”. Do të zgjërojmë kapacitetet e shkollave fillore “Hasan Prishtina” dhe “Ismail Qemali” për ti dhënë fund klasave të stërngarkuara. Do të ndërtojmë salla sportive dhe moderne për nxënësit e shkollës “Jashar Beu” dhe “Hasan Prishtina”. Si pikë e dytë, modernizojmë shkollat ekzistuese dhe garantojmë sigurinë e nxënësve. Qëllimi ynë është që çdo shkollë në Çair të jetë shembull”, tha Izet Mexhiti, kandidat I VLEN-it për Çairin.

Bujar Osmani nga AKI prezantoi dy projekte, ndërtimin e sheshit “Liria” dhe ndërtimin e rrugës nëntokësore pranë “Çairçanjës”. Sipas Osmanit rruga nëntokësore do të zhbllokojë problemin me komunikacionit në Çair dhe do të krijojë një qendër moderne e funksionale urbane.

”Përveç nënkalimit edhe parkim nëntoksor prej 350 vendeve dhe kemi tash tre funksione që I integrojmë në një kompleks multifunksional që do të zgjdh çështjen e parkimit në këtë zonë të tejngarkuar. Do të krijoj sheshin “Liria” me të gjitha potencialin e vet që qytetarët të kenë mundësinë për lëvizje, për rekreim, për socializim dhe natyrisht nënkalimin I cili do të jetë I ndriçuar pa ndërprerje, pa penguar qytetarët, bizneset e kështu me radhë. Cilat do të jenë qëllimet që do të arriten. 1- do të hiqet ajo pengesa…tash vlerësimet janë se për 1 km rrugë duhen 10 deri në 15 minuta ose diku 6 km në orë është lëvizja e veturave me shumë pengesa, me shumë stress, me shumë lirim të dioksid karbonit pastaj përfundon në mushkëritë e bardha të fëmijëve tonë”, tha Bujar Osmani, kandidat I AKI për Çairin.

Osmani paralajmëroi se do të ndryshoj edhe mentalitetin e qytetarëve të cilët dyshojnë se këto projekte mund të realizohen. Ndërsa Mexhiti theksoi se plani arsimor i VLEN-it nuk përbën një listë dëshirash, por një program konkret, të realizueshëm dhe financiarisht të siguruar. /Alsat.mk

Tetova News në YouTube: