Ballina Aktualitet Asnjë votë kundër, Vetëvendosje nominon Albin Kurtin si kandidat për kryeministër

Asnjë votë kundër, Vetëvendosje nominon Albin Kurtin si kandidat për kryeministër

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Zyrtarisht, Levizja Vetëvendosje ka shpallur Albin Kurtin si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor.

Ai u votua në mbledhjen e 61-të të partisë.

Nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca ka thënë se e nominon Kurtin duke e vlerësuar si lideri demokratik i vendit.

“Unë do ta nominoj më të votuarin nga populli ynë në historinë e demokracisë sonë parlamentare. Më meritorin në udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje, liderin e vërtetë të transformimit social dhe demokratik, kryeministrin më të suksesshëm të Republikës sonë, Albin Kurtin”, ka deklaruar Konjufca.