Ballina Aktualitet Feride Haxhiu: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Studentëve!

Feride Haxhiu: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Studentëve!

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Studentëve!
Urojmë të gjithë studentët, duke theksuar përkushtimin tonë për t’ju mbështetur vazhdimisht në rrugëtimin tuaj akademik dhe profesional. Suksesi juaj është investim për të ardhmen.
✅ Premtimi po bëhet realitet!
55,000 studentë do të përfitojnë nga 15,300 denarë për pajisje elektronike.
Ka filluar aplikimi për përfitimin e pajisjeve elektronike. Afati për aplikim është deri më 20 dhjetor, përmes portalit zyrtar uslugi.gov.mk.
Shfrytëzimi i vauçerit mund të bëhet deri më 31 dhjetor te operatorët ekonomikë të publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë vlada.mk (https://portal.mdt.gov.mk/…/lista-na-ekonomski…).
Studentë të dashur, nga sot është hapur thirrja për vauçerë për pajisje elektronike – ju bëjmë thirrje të aplikoni!
Mbështesim dijen tuaj, besojmë në suksesin tuaj, sepse suksesi juaj është e ardhmja e vendit!