Ballina Shëndeti “Fast food-et” po shkatërrojnë shëndetin e të rinjve, mjeku tregon gjetjet e...

“Fast food-et” po shkatërrojnë shëndetin e të rinjve, mjeku tregon gjetjet e studimit në Shqipëri

Ushqimet e shpejta, ose siç njihen ndryshe “fast food”, po shkaktojnë probleme shëndetësore tek të rinjtë.

Në një intervistë për emisionin Mes’dritë në Vizion Plus Dr.Erand Llanaj, ka bërë një studim në Shqipëri, ku ka marrë disa kampione nga moshta 18-21 vjeç dhe ka vënë re, se regjimi ushqimor i tyre ka sjellë probleme shëndetësore.

Mjeku thotë se rreth universiteteve, mungojnë menzat dhe në vend të tyre ka vetëm pika fast-food, si një mënyrë e qëllimtë për fitime.

Ne kemi marrë disa indikatorë që tregojnë stresin metabolik që i vendoset mëlccisë, veshkave, zemrës dhe enëve të gjakut. Ajo që vë re unë, nga gjetjet e studimit, që në Shqipëri është bërë për herë të parë, është një reflektim që në universitete nuk ke menza dhe dominojnë fast food dhe pije e sheqerosura. Studentët vendosen qëllimisht në nivele  socio-ekonomik të ulët për të korrur sukses”, tha mjeku./vizionplus.tv