Ballina Kronika E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

Ndërroi jetë njëra bebe e familjes shqiptare të aksidentuar në Gjermani
Me keqardhje të thellë më duhet t’ju njoftoj se beba me emrin Teo Mendim Morina, e lënduar rëndë në aksidentin që ka ndodhur me 7 janar në Gjermani, për fat të keq, ka ndërruar jetë!
Këtë lajm e ka konfirmuar ndërkohë edhe vetë familja Morina nga Ratkoci i Rahovecit.
Siç ju kam njoftuar, aksidenti ka ndodhur më 7 janar në qytetin Waldshut-Tiengen të Gjermanisë vetëm disa minuta para arritjes së familjes pesë anëtarëshe në shtëpinë e tyre ku jetonin. Ata po ktheheshin në Gjermani nga pushimet në vendlindje.
Në aksident janë lënduar të pesë anëtarët e familjes Morina, prindërit dhe tre fëmijë – një fëmijë 3 vjeç dhe binjakët rreth gjashtë muaj. Teo për fat të keq nuk i mbijetoi lëndimet e rënda.
Nga spitali marrim vesh se prindërit dhe dy fëmijët e tjerë janë në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën, por prindërit janë në gjendje të rënduar psikike, që është tërësisht e kuptueshme.
Në emrin tuaj dhe timin, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta prindërve dhe të gjithë familjes Morina nga Ratkoci!/Bahri Cani 

NJOFTIM MORTOR
Të dashur familjarë, bashkëfshatarë, miq e dashamirë.
Duke ju njoftuar se në aksidentin në Gjermani, me datë 7 janar 2026, derisa po ktheheshin nga Kosova ku ishin me pushimet e fundvitit, është përfshirë në aksident familja e nipit tim (djalit të vëllaut tim) Mandim Vllaznim Morina.
Me dhembje të thellë ju njoftojmë se në këtë aksident kemi humbur nipin e vogël, Teo Mendim Morina.
Për organizimin e ceremonive mortore, të pames dhe varrimit, do t’ju njoftojmë me kohë.
Me pikëllim.
Në emër të familjes
Reshit Morina nga Ratkoci

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që po udhëtonte drejt Gjermanisë pas pushimeve të fundvitit, u përfshi në një aksident të rëndë. Aksidenti ndodhi në zonën Waldshut-Tiengen, pranë kufirit gjermano-zviceran, një segment rrugor i njohur për qarkullim të dendur dhe kushte të vështira gjatë dimrit.

Si pasojë e përplasjes fatale, një fëmijë i mitur humbi jetën, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes mbetën të lënduar dhe u transportuan për ndihmë mjekësore. Rrethanat e sakta të aksidentit janë ende nën hetim nga autoritetet gjermane, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet, që çuan në këtë tragjedi.

Lajmi për humbjen e jetës së fëmijës u konfirmua nga një familjar përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku shprehej dhimbja e thellë për këtë humbje të parakohshme dhe tronditëse. Familjarët bënë me dije se detajet lidhur me ceremoninë mortore do të njoftohen në ditët në vijim.