Ballina Kronika Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit (2 janar 2026)

Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit (2 janar 2026)

Sot (02.01.2026) në ora 15:50 në SPB Gostivar është raportuar një aksident komunikacioni në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në të cilin automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Bora” me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Radika. Nga aksidenti kanë humbur jetën A.F. dhe M.F. nga fshati Vidushë e Gostivarit. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, automjeti do të ndalohet në Stacionin Policor të Gostivarit për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, ndërsa trupat e të vdekurve do të dërgohen për obduksion. Po ndërmerren masa për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Më 02.01.2026 në ora 01:15 në rrugën “Ilinden” në Gostivar dhe në fshatin Çajlë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personat J.Z. (27) nga fshati Banjicë e Poshtme dhe H.A. (31) nga Gostivari, pasi tek ata u gjetën dhe u sekuestruan kokainë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të përgaditen parashtresat përkatëse.
……
Më 01.01.2026 në ora 17:45 në pikën e pagesës rrugore në autostradën Tetovë-Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin I.A. (31) nga fshati Çellopek i Tetovës. Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ai po drejtonte mjetin tip “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 151 kilometrash në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.
……
Më 01.01.2026 në ora 16:20 në SPB Tetovë, një grua 39-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar për shumën prej 280 eurosh nga personi A.K. nga Serbia. Sipas denoncimit, personi e ka kontaktuar në një aplikacion celular dhe i ka thënë se dëshiron të dhurojë një shumë të caktuar parash si ndihmë për fëmijën e saj, i cili ndjek logopedin, por paraprakisht ajo duhej t’i dërgonte 280 euro si garanci përmes transfertave të shpejta të parave. Siç është denoncuar, pasi ajo e ka bërë këtë, personi ka kërkuar edhe më shumë para, pas së cilës ajo ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më 01.01.2026 në ora 19:50 në SPB Tetovë, një grua 43-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se ish-partneri i saj E.D. (30) nga një fshat i Gostivarit e ka ndjekur dhe shqetësuar për një periudhë të gjatë kohore, ndërsa më 28.12.2025 e ka sulmuar fizikisht dhe ka drejtuar kërcënime ndaj saj dhe familjes së saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
……
Më 01.01.2025 në ora 15:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin B.P. (47) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se më 31.12.2025 rreth orës 18:20 në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 45-vjeçare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.