Ballina Kronika NDJEKJE, KËRCËNIME DHE SULM FIZIK NË TETOVË – 43-VJEÇARJA NGA NJË FSHAT...

NDJEKJE, KËRCËNIME DHE SULM FIZIK NË TETOVË – 43-VJEÇARJA NGA NJË FSHAT I TETOVËS DENONCON ISH-PARTNERIN NGA NJË FSHAT I GOSTIVARIT

Më 01.01.2026, rreth orës 19:50, në SPB Tetovë është paraqitur një grua 43-vjeçare nga një fshat i Tetovës, e cila ka denoncuar se për një periudhë të gjatë kohore është ndjekur dhe shqetësuar nga ish-partneri i saj, E.D. (30) nga një fshat i Gostivarit.

Sipas denoncimit, më datë 28.12.2025, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën dhe i ka drejtuar kërcënime serioze asaj dhe familjes së saj.

Nga SPB Tetovë bëhet e ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzim përkatës./TetovaNews

Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit (2 janar 2026) – Tetova News