Sot, më 02.01.2026, rreth orës 15:50, në SPB Gostivar është raportuar një aksident i rëndë komunikacioni në rrugën rajonale Mavrovë–Dibër.
Sipas informacioneve nga SPB-Tetovë, një automjet i tipit “Volkswagen Bora” me targa të Gostivarit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Radika. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy persona, A.F. dhe M.F., të dy nga fshati Vidushë i Gostivarit.
Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është sekuestruar dhe do t’i nënshtrohet kontrollit të jashtëzakonshëm teknik, ndërsa trupat e viktimave do të dërgohen për autopsi.
Autoritetet policore po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot (02.01.2026) në ora 15:50 në SPB Gostivar është raportuar një aksident komunikacioni në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në të cilin automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Bora” me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Radika. Nga aksidenti kanë humbur jetën A.F. dhe M.F. nga fshati Vidushë e Gostivarit. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, automjeti do të ndalohet në Stacionin Policor të Gostivarit për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, ndërsa trupat e të vdekurve do të dërgohen për obduksion. Po ndërmerren masa për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.















