Sulm me mjet të mprehtë në rrugën “Dervish Cara”, 21-vjeçari përfundon në polici
Një tjetër incident i dhunshëm është regjistruar në Tetovë, ku një 21-vjeçar nga fshati Trebosh ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me mjet të mprehtë.
Sipas denoncimit të B.M. (21), ngjarja ka ndodhur më 21 shkurt rreth orës 14:30 në rrugën “Dervish Cara”. Ai pretendon se është sulmuar nga E.B. (32) nga Tetova dhe një person tjetër, ndërsa njëri prej tyre e ka kërcënuar me mjet të mprehtë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit.
Sulmohet fizikisht një 14-vjeçare brenda një xhamie nê Tetovë
Më datë 21.02.2026 në ora 21:55, në Stacionin Policor të Tetovës, personi me iniciale B.B. (34 vjeç) ka denoncuar një sulm fizik ndaj vajzës së tij 14-vjeçare.
Sipas denoncimit, sulmi është kryer nga një e mitur dhe motra e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në një objekt fetar në rrugën “Borçe Koçoski” në Tetovë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
51-vjeçari nga Tetova denoncon sulmin fizik ndaj tij pas një mosmarrëveshjeje
Një 51-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje paraprake.
Rasti është paraqitur më 21.02.2026 në ora 13:50 në SP Tetovë. Sipas denoncimit të S.R.B. (51), sulmi ka ndodhur rreth orës 12:40 në vendin e quajtur “Tabashnicë”, ku pas një debati verbal, personi tjetër ka shfaqur sjellje agresive dhe e ka sulmuar fizikisht.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e përgjegjësive ligjore.
42-vjeçari nga Poroj dërgohet në Burgun e Tetovës
Arrestimi është kryer më 21.02.2026 rreth orës 20:00 në lagjen Drenovec në Tetovë. Ai kërkohej për vuajtjen e një dënimi me burg prej katër muajsh, në bazë të nenit 386 të Kodit Penal.
Pas arrestimit, personi është dërguar në Burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin e shqiptuar.
Shoqërohet një i mitur pa patentë, përplaset me një kabinet elektrik dhe tenton t’i shmanget kontrollit policor
Një i mitur 16-vjeçar nga fshati Slatinë i Tetovës është privuar nga liria më 21 shkurt 2026 rreth orës 23:00, në rrugën lokale drejt fshatit Setollë, njoftoi policia.
Siç informojnë nga SPB Tetovë, gjatë një kontrolli në komunikacion të kryer nga zyrtarë policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, është konstatuar se i mituri drejtonte një automjet udhëtarësh “Mercedes” me targa të Tetovës, pa poseduar leje drejtimi.
Më herët, në fshatin Neproshten, gjatë tentativës për ta ndaluar nga zyrtarë policorë të Njësisë Policore Tearcë, i mituri nuk ishte ndalur në shenjën e dhënë, pas çka me shpejtësi të madhe ishte përplasur në një kabinet elektrik të EVN-së dhe kishte tentuar t’i shmangej zyrtarëve policorë.
Personi është ndaluar në stacion policor së bashku me automjetin, ndërsa organet kompetente po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit. Pas dokumentimit të tij do të përgatitet parashtresë përkatëse, në përputhje me nenet 297-a dhe 288 të Kodit Penal.
Më 06.01.2026 në ora 21:20, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, në rr. “Ilinden” në Gostivar, kanë arrestuar personin L.H. (33) nga Gostivari, i cili kërkohej me fletarrest me urdhër gjyqësor për shkak të arratisjes nga burgu i “Idrizovës”, ndërsa për të vuajtur kishte edhe një vit e katër muaj nga dënimi i përgjithshëm me burg prej tetë vitesh, në të cilin ishte dënuar për vepra penale sipas neneve 237, 215, 382, 186 të Kodit Penal. Ai është dërguar në burgun e “Idrizovës” për vuajtjen e dënimit.
……
Më 06.01.2026 në ora 21:10, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gostivar në rr. “Pitarnica” në Gostivar, kanë arrestuar personin S.M. (18) nga fshati Çegran, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Më 06.01.2026 në ora 09:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në fshatin Poroj kanë arrestuar E.N. (38) dhe F.T. nga fshati Poroj. Gjatë bastisjes së kryer me urdhër gjyqësor, në shtëpi dhe hapësira ndihmëse në fshatin Poroj, janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë celularë dhe lëndë pluhur me ngjyrë kafe. Ata janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më 06.01.2026 në ora 21:35 në autostradën Gostivar-Tetovë, pranë fshatit Zherovjan, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale “falsifikim i parave”, kanë arrestuara personat S.S. (31) nga Gostivari dhe Ç.J.B. (24) nga Republika e Turqisë. Ata në ora 17:15 në Njësinë Policore Zherovjan janë denoncuar nga A.R. (22) nga fshati Zherovjan, punonjës në një pikë karburanti në fshatin Zherovjan, se rreth orës 15:40, me automjetin e udhëtarëve “Citroen” me targa të Gostivarit, kanë mbushur karburant dhe punonjësit i kanë dhënë një kartëmonedhë prej 50 eurosh, për të cilën ai ka dyshuar se është e falsifikuar. Ata janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
…….
Më 06.01.2026 në ora 20:00 në SPB Tetovë, M.S. (35) nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga N.P. nga Shkupi për 10.000 denarë. Sipas denoncimit, N.P. në një rrjet social ka publikuar shpallje se lëshon banesa me qira në Tetovë, me ç’rast janë marrë vesh përmes telefonit që t’ia dërgojë paratë me autobus. Gjithashtu, në ora 21:00 edhe Xh.A. (38) nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar për 300 euro nga N.P. nga Shkupi, e cila në rrjet social ka publikuar shpallje se lëshon banesa me qira në Tetovë dhe përmes telefonit janë marrë vesh që t’ia dërgojë paratë përmes transferit të shpejtë të parave. Pasi i ka marrë paratë, me N.P. nuk kanë mundur që ta kontaktojnë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve.
…….
Më 07.01.2026 në ora 08:10 në SPB Tetovë është denoncuar se ka rënë zjarr në fshatin Kopaçindoll, në një shtëpi pronë e F.T. nga fshati Kopaçindoll. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë. Këqyrjen në vendngjarje e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.
……
Më 07.01.2026 në ora 03:40 në rr. “Iliria” në Tetovë, para një diskoteke, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar S.S. (18) dhe T.D. (18), të dy nga Tetova, A.J. (18) nga fshati Çellopek, komuna e Bërvenicës dhe një i mitur nga Tetova, të cilët ishin denoncuar se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me rrahje të ndërsjellë. Ata janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
…….
Më 06.01.2026 në ora 22:45, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar në rr. “Ilinden” në Gostivar, kanë arrestuar personin Xh.S. (33) nga Gostivari, i cili ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 31-vjeçare se pas një zënke verbale në shtëpinë e tyre familjare, e ka sulmuar fizikisht. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.















