Ka ndërruar jetë profesoresha Afërdita Ismajli, kunata e Arbër Ismajlit, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pas një sëmundjeje të rëndë.
Lajmi është bërë i ditur nga familja, e cila ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e saj, duke e cilësuar si një dhimbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.
Afërdita Ismajli do të kujtohet si një profesoreshë e përkushtuar, njeri i mirë dhe me shpirt human, e cila ka lënë gjurmë në punën e saj dhe në zemrat e nxënësve, kolegëve dhe familjarëve.
Ceremonia e varrimit është mbajtur sot, pas namazit të ikindisë, në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Familja ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndarë dhimbjen me ta dhe kanë qëndruar pranë në këto momente të rënda.
Njoftimi nga Arbër Ismajli:
NJOFTIM MORTOR
Me dhimbje të madhe dhe zemër të thyer njoftojmë familjarë, miq e dashamirë se u nda nga jeta në moshë të parakohshme kunata jonë e dashur, Afërdita Ismajli, bashkëshortja e vëllaut. Ikja e saj e hershme na la një boshllëk të pazëvendësueshëm dhe një dhimbje të madhe që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Ajo do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona për mirësinë, buzëqeshjen dhe shpirtin e saj të pastër human e njerëzor.
Ceremonia e lamtumirëse e varrimit do të bëhet nesër me ikindi në ora 14:08, në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Familja jonë falënderon të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ne dhe që do të jenë pranë në këto momente të rënda.
Afërditën, Zoti i madh e mëshiroftë dhe kujtimi për të do të jetojë përjetë në zemrat tona.

Dedikim prekës i Arzie Jusufit kushtuar Afërdita Ismajlit pas lajmit për vdekjen e saj
Lajmin për vdekjen e profesoreshës së muzikës, Afërdita Ismajli, qyteti e mori me hidhërim e pikëllim të thellë
Kur ndalet një zë krijohet një heshtje.
Dhe heshtja flet pastaj vetëm përmes kujtesës.
Me rastin e shkuarjes në amshim të Afërditës, kolegia e saj, Arzie Jusufi, ka bërë këtë dedikim, gjithsesi të dhimbshëm, prekës e përkushtues:
“Aba Ditë ma këpute shpirtin.
Shpirti yt bëftë dritë o zemër.
Nuk kam fjalë me shkrue dhimbjen, na ke bë me hile o Ditë”, ka shkruar me shumë mall profesoresha e pianistja gjilanase, Arzie Jusufi.















