Është ndarë nga jeta babai i kryetarit të Komunës së Tearcës, Daut Memishit. Lajmin e trishtë e ka dhënë ai në profilin e tij në facebook:
Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi.
(Inna lillahi ue inna ilejhi raxhiun)
Me dhimbje të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë Sadri Memishi, babai ynë i dashur. Varrimi do të bëhet pas namazit të xhumasë, në fshatin Sllatinë.
Lusim Allahun e Madhëruar ta shpërblejë me Xhennet!🤲















