Shpërthime janë dëgjuar dhe tym po ngrihet në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, raporton korrespondenti i Al Jazeera-s nga vendi i ngjarjes. Kjo po ndodh në mes të tensioneve në rritje me Shtetet e Bashkuara, transmeton Tetova News.
Reuters gjithashtu raporton se zhurma të forta janë dëgjuar në Karakas në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, sipas dëshmitarëve okularë.
Agjencia e lajmeve Associated Press ka njoftuar se në Karakas janë dëgjuar të paktën shtatë shpërthime dhe se janë dëgjuar avionë që fluturonin në lartësi të ulët.
Pjesa jugore e qytetit, pranë bazës kryesore ushtarake, raportohet se ka mbetur pa energji elektrike, shkruan Al Jazeera.
Ditët e fundit, Venezuela ka sinjalizuar se është e hapur për negociata mbi një marrëveshje me SHBA-në për luftën kundër trafikut të drogës, tha presidenti Nicolás Maduro, edhe pse ka heshtur lidhur me sulmin e pretenduar të CIA-s ndaj vendit të tij javën e kaluar.
Deklarata më e fundit, e dhënë gjatë një interviste të transmetuar të enjten, erdhi në një moment kur Maduro ka marrë një ton më pajtues ndaj SHBA-së, në mes të sanksioneve shumëmujore dhe fushatës së presionit ushtarak nga Uashingtoni.
En Caracas, instalaciones clave estatales están siendo bombardeadas por Estados Unidos.
Parece que se ha iniciado la operación para derrocar al tirano Nicolás Maduro y puede ser el principio del fin del narcochavismo.
¡Viva Venezuela libre!pic.twitter.com/SsbCyw18RY
— Guaje Salvaje (@GuajeSalvaje) January 3, 2026
Megjithatë, Maduro përsëriti pretendimet e tij se SHBA-ja po përpiqet të rrëzojë qeverinë e tij dhe të sigurojë qasje në rezervat gjigante të naftës së Venezuelës përmes sanksioneve shumëmujore dhe presionit ushtarak.
“Nëse duan naftë, Venezuela është e gatshme për investime amerikane, ashtu siç është rasti me Chevron-in,” shtoi ai, duke iu referuar gjigantit amerikan të naftës, i cili është e vetmja kompani e madhe që eksporton naftë bruto venezuelane në SHBA.
I pyetur nëse konfirmon apo mohon një sulm amerikan në territorin venezuelan, Maduro tha: “Për këtë mund të flasim pas disa ditësh.”
La administración Trump ha iniciado una campaña de bombardeos ilegales en Caracas, Venezuela, atacando varias partes de la ciudad. pic.twitter.com/qi1T07UW8W
— aapayés (@aapayes) January 3, 2026
Maduro deklaroi se qasja e administratës së Trump “e bën të qartë” se SHBA-ja “synon të imponohet” ndaj Venezuelës përmes “kërcënimeve, frikësimit dhe forcës”.
Intervista e Madurros është regjistruar para Vitit të Ri, në të njëjtën ditë kur ushtria amerikane sulmoi pesë anije të dyshuara për kontrabandë droge, duke vrarë të paktën pesë persona.
Sulmet më të fundit e çojnë numrin total të sulmeve të njohura ndaj anijeve në Karaibe dhe Paqësorin Lindor në 35, ndërsa numri i të vrarëve në të paktën 115, sipas shifrave të publikuara nga administrata e Trump.
Mes viktimave ka venezuelanë dhe kolumbianë.
















