Ballina Argëtim Twerk, shami dhe polemika! Postimi i Emily Ratajkowski ndez reagime në rrjet

Twerk, shami dhe polemika! Postimi i Emily Ratajkowski ndez reagime në rrjet

Modelja amerikane Emily Ratajkowski është përfshirë në një valë kritikash në rrjete sociale pas publikimit të një videoje ku shfaqet duke bërë twerk, e ndjekur nga një fotografi e realizuar në një xhami, ku ajo mban shami në kokë.

Postimi u shoqërua me mbishkrimin “New Yorku i Mamdanit”, duke nxitur reagime të shumta nga përdorues të ndryshëm.

Shumë komentues e kanë akuzuar modelen për mungesë respekti ndaj komunitetit mysliman, duke argumentuar se kombinimi i një përmbajtjeje provokuese me një imazh të realizuar në një vend të shenjtë është ofendues dhe i papërshtatshëm.

Kritikat janë përqendruar kryesisht te perceptimi se simbolika fetare është përdorur në mënyrë sipërfaqësore dhe pa ndjeshmëri kulturore.

Deri më tani, Emily Ratajkowski nuk ka reaguar publikisht lidhur me polemikat e krijuara nga ky postim.

Megjithatë, ajo njihet për angazhimin e saj politik dhe mbështetjen ndaj figurave progresiste në Shtetet e Bashkuara, përfshirë politikanin Zohran Mamdani, si edhe senatorin Bernie Sanders gjatë fushatave zgjedhore të viteve 2016 dhe 2020.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata)