Ballina Bota Rast tronditës në Suedi: Burri e drogoi gruan dhe e detyroi të...

Rast tronditës në Suedi: Burri e drogoi gruan dhe e detyroi të kryejë marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë, policia në kërkim të 120 burrave

Opinioni publik në Suedi është tronditur nga një rast i rëndë shfrytëzimi seksual, ku një burrë dyshohet se e ka detyruar bashkëshorten e tij të kryejë marrëdhënie seksuale me të paktën 120 burra.

Fillimisht ishte raportuar se numri i personave të përfshirë ishte rreth 30, por hetimet kanë treguar se përmasat e abuzimit janë shumë më të mëdha.

Sipas agjencisë DPA, veprat janë kryer gjatë disa viteve. I dyshuari organizonte takime si fizikisht ashtu edhe përmes internetit, duke ofruar shërbime seksuale në faqe të ndryshme. Rasti është denoncuar nga vetë gruaja në polici.

Në një dëshmi tronditëse për radion suedeze, ajo ka deklaruar se në disa raste ka qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit deri në atë masë sa ka pasur “boshllëqe në kujtesë”.

I dyshuari ndodhet në paraburgim që nga tetori, ndërsa ngritja e aktakuzës ndaj tij pritet në mars.

Meqë në Suedi blerja e shërbimeve seksuale është vepër penale (ndërsa shitja nuk është e dënueshme), kallëzime penale mund të ngrihen edhe ndaj të gjithë klientëve të identifikuar nga mbarë vendi./TetovaNews