Kaos me numrat e përfaqësimit të komuniteteve në administratën publike në Maqedoninë e Veriut, përcjell Alsat.
Ministria e Administratës pas disa muajsh zvarritje ka publikuar raportin nga Regjistri për të Punësuarit në Sektorin Publik për vitin 2024, megjithatë statistikat nuk përputhen me ato të Avokatit të Popullit, i cili është institucion reprezent dhe referencë ndërkombëtare.
Tabela 1

Sipas Avokatit të Popullit përfaqësimi i maqedonasve në sektorin publik është 71%, por sipas Ministrisë së Goran Minçevit, përqindja është për 1.6% më e lartë. Ndërkohë, në numrat e Avokatit të Popullit shqiptarët në vitin e fundit të Balancerit, dalin të përfaqësuar 22,3%, por në ato të Ministrisë rreth 1% më pak, respektivisht 21.39%. Dallimet, mund të shihen edhe te numrat e përfaqësimit të komuniteteve të tjera.
Tabela 2

“Si arritët t’i zbuloni këto shifra? Është shumë e thjeshtë. Janë 700 institucione të cilat është dashur t’i hulumtojmë një nga një për arsye se s’kemi sistem qendror. Ministria ndoshta mund të dale me raport ndoshta pas 3 apo 4 muajsh, por për nevojat tona interne e kemi hulumtuar këtë punë dhe të dhënat na flasin për 22.8%”. deklaroi Bekim Sali, Zëvendëskryeministër. /Alsat








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






