Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Pas disa ditësh në gjendje kome, ka ndërruar jetë 36-vjeçari me iniciale B.S., i cili ishte përfshirë në aksidentin e rëndë të 25 janarit në rrugën Jazhincë – Tetovë afër fshatit Neproshten.
Viktima ishte pasagjer në njërën prej tre veturave “Volkswagen Golf” që u përplasën pranë hyrjes së fshatit Neproshtenë rreth orës 22:50. Për shkak të plagëve të rënda, ai ishte transferuar me urgjencë në klinikat e Shkupit, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Në këtë aksident mbetën të plagosur rëndë edhe shoferi E.S. (25 vjeç) dhe pasagjerja Sh.V. (45 vjeçe), ndërsa lëndime morën edhe dy drejtuesit e tjerë të mjeteve.
Policia dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj tragjedie.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






