Ballina Aktualitet “Në kafe me Saubermacher” – ngjarje që mundëson dhe forcon dialogun me...

“Në kafe me Saubermacher” – ngjarje që mundëson dhe forcon dialogun me palët e interesuara”

Saubermacher Tetovë organizoi ngjarjen e dytë “Në kafe me Saubermacher” në Qendrën Rinore në Tetovë. Në një atmosferë dialogu konstruktiv, Saubermacher Tetovë, së bashku me partnerin Man and Mountain LLC nga Shkupi, prezantuan aktivitetet si pjesë e strategjisë PR dhe mediatike “Së bashku për një Tetovë më të pastër” dhe ndanë informacione mbi punën e përditshme të kompanisë në ofrimin e shërbimit për grumbullimin dhe deponimin e mbeturinave komunale. Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të mediave, shoqërisë civile, partnerë, bashkëpunëtorë si dhe Inspektoriati shtetëror i tregut-Tetovë.

Organizatorët prezantuan aktivitetet aktuale dhe të ardhshme, duke përfshirë fushatën në rrjetet sociale për rritjen e vetëdijes së qytetarëve për trajtimin dhe hedhjen e duhur të mbeturinave, si dhe bashkëpunimin me institucionet lokale dhe mediat për arritjen e një shtrirjeje më të gjerë. Gjithashtu u theksuan disa iniciativa të zhvilluara në kuadër të platformës “Dialog me qytetarët”: fletushka informuese dygjuhëshe dhe mjete digjitale që u mundësojnë qytetarëve qasje të lehtë në faturat e tyre dhe mundësi për regjistrim dhe pagesë nga kudo dhe në çdo kohë, mjete që gjithashtu ndihmojnë në tejkalimin e sfidave të sistemit lokal të adresave jo të përditësuara.

Si pjesë e angazhimit në komunitet, Saubermacher Tetovë njoftoi ngjarje publike të ardhshme, program edukativ për nxënës të moshës 12–15 vjeç dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Myftininë e Tetovës dhe bashkësitë e tjera fetare, qendrat e biznesit dhe institucionet publike, me qëllim promovimin e përgjegjësisë mjedisore.

Kompania gjithashtu konfirmoi pjesëmarrjen e saj, për të tretin vit radhazi, në “Generalka Weekend”, iniciativa më e madhe kombëtare për pastrimin e mjedisit. Këtë vit, vullnetarët dhe partnerët institucionalë do të vazhdojnë përpjekjet për pastrim në Tetovë, me fokus në Parkun Kombëtar Mali Sharr, duke rritur suksesin e viteve të mëparshme në grumbullimin e mbeturinave dhe pastrimin e deponive të egra në territorin e parkut kombëtar.

Dialogu i drejtpërdrejtë me qytetarët mbetet thelbësor për përmirësimin e shërbimeve të Saubermacher Tetovë, zgjidhjen e sfidave dhe ndërtimin e besimit. Prandaj, ngjarja “Në kafe me Saubermacher”, e iniciuar në vitin 2025, përveçse si platformë informuese për aktivitetet e kompanisë, paraqet edhe një forum të hapur ku pjesëmarrësit e ftuar ndajnë mendime, theksojnë sfidat dhe japin ide për përmirësimin e punës dhe tejkalimin e pengesave. Përmes angazhimit dhe aktiviteteve të vazhdueshme për ndërgjegjësim, Saubermacher Tetovë synon të përmirësojë shërbimet e saj që kontribuojnë në një mjedis më të pastër dhe partneritete të mirëfillta me komunitetin në të gjithë komunën.