Ballina Kronika Zjarri shkrumbon dy automjete në Maqedoninë e Veriut

Zjarri shkrumbon dy automjete në Maqedoninë e Veriut

Dy ndërhyrje të ndara të shërbimeve zjarrfikëse janë regjistruar ditët e fundit në Shkup dhe Strumicë, pasi kanë shpërthyer zjarre në automjete të pasagjerëve të parkuara.

Në Shkup, më 22 shkurt 2026, në ora 04:37, në SPB Shkup është raportuar se në territorin e Komunës Aerodrom ka shpërthyer zjarr në një automjet të pasagjerëve “Opel” me targa të Shkupit, në pronësi të një 48-vjeçari nga Shkupi. Zjarri është shuar nga Brigada për Mbrojtje Kundër Zjarrit, ndërsa persona të dëmtuar nuk ka. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa këqyrje ka kryer një ekip i SPB Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Një ditë më parë, më 21 shkurt, në SPB Strumicë është raportuar se në periudhën prej orës 19:30 deri në 19:45 ka shpërthyer zjarr në një automjet të pasagjerëve “Land Rover” me targa të Strumicës, në pronësi të një 51-vjeçari nga Strumica. Zjarri është përhapur dhe ka përfshirë edhe një automjet tjetër të parkuar “Ford”, në pronësi të një 53-vjeçari nga Strumica. Automjetet kanë qenë të parkuara në një hapësirë parkimi para një ndërtese në rrugën “Vëllezërit Miladinov”.

Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Strumicë, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, ndërsa këqyrje kanë kryer inspektor për zjarre dhe ekip i SPB Strumicë. Edhe në këtë rast po merren masa për zbardhjen e plotë të rrethanave./TetovaNews