Ballina Bota CNN: Disa klerikë iranianë thonë se është zgjedhur udhëheqësi suprem, por nuk...

CNN: Disa klerikë iranianë thonë se është zgjedhur udhëheqësi suprem, por nuk japin emër

Alam al-Huda: Zgjedhjet për udhëheqjen janë mbajtur dhe udhëheqësi është përcaktuar

Organi i ngarkuar me zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm suprem të Iranit ka arritur një vendim, thanë disa anëtarë të linjës së ashpër, pa e bërë të ditur emrin e kandidatit të zgjedhur.

Një klerik i lartë në Asamblenë e Ekspertëve me 88 anëtarë, Ajatollah Ahmad Alam al-Hoda, u citua nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr të ketë thënë se: “Zgjedhjet për udhëheqjen janë mbajtur dhe udhëheqësi është caktuar.”

Ai tha se zërat që përpiqen të krijojnë përshtypjen se Asambleja e Ekspertëve ende nuk ka marrë një vendim janë “gënjeshtra të pastra”.

Al-Hoda tha se tani i takon Sekretariatit të Asamblesë, të udhëhequr nga Ajatollah Hosseini Bushehri, që ta shpallë vendimin.

Edhe Ajatollah Heidari, gjithashtu anëtar i Asamblesë, tha se është zgjedhur opsioni “më i mirë”, i miratuar nga shumica e Asamblesë së Ekspertëve, sipas agjencisë gjysmëzyrtare ISNA.

“Vlen të theksohet se edhe vetë ‘Satani i Madh’ i është referuar emrit të personit të zgjedhur nga përfaqësuesit,” shtoi Heidari.

Klerikët e linjës së ashpër zakonisht i referohen Shteteve të Bashkuara si “Satani i Madh”. Më herët këtë javë, presidenti amerikan Donald Trump tha se do të ishte e papranueshme që Mojtaba Khamenei, djali i Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, ta pasonte atë.

Ali Khamenei u vra në një sulm ajror izraelit tetë ditë më parë./CNN