Ballina Kronika Ka vdekur edhe 31 vjeçarja Ardita Gashi, e dyshuara për vrasjen e...

Ka vdekur edhe 31 vjeçarja Ardita Gashi, e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Majac të Podujevës. Të gjitha detajet e ngjarjes nga policia, prokuroria dhe familjarët!

Ka vdekur edhe 31 vjeçarja e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Majac të Podujevës. Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë edhe gruaja e xhaxhait të saj, Miradije Gashi, të cilën Ardita e qëlloi me armë zjarri të dielën. I vdekur në këtë rast tragjik ka mbetur edhe i dashuri i të dyshuarës, Ilaz Brahimi.

Kosova është tronditur mbrëmë nga vrasja që ndodhi në Majac të Podujevës. 31-vjeçarja, Ardita Gashi, vrau Ilaz Brahimin, ku sipas raportimeve të para, dyshja ishin në një lidhje dashurie.

Gjithçka nisi si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin për të esklauar me veprime makabre.

Siç mëson Insajderi, Brahimi kishte dy plagë në regjionin e kokës, të cilat nga mbrapa i kanë depërtuar në pjesën e përparme.

Ndërkohë, sot kanë vdekur edhe gruaja e axhës së 31-vjeçares dhe vetë e dyshuara të dyja ishin duke u trajtuar në QKUK.

Gruaja e axhës vdiq në ora 03:00 të mëngjesit, ndërkohë që e dyshuara për vrasjen e dyfishtë vdiq para pak çastesh.

“Trupi qëndroi 25 minuta në veturë, pastaj ajo shkoi te…” – Flet dëshmitari që gjeti viktimën në Majac dhe lajmëroi policinë

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik ka ndodhur mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri tashmë kanë humbur jetën tre persona. Ajo që nisi si një vrasje në veturë, përfundoi me një ekzekutim tjetër brenda shtëpisë dhe vetëvrasjen e të dyshuarës.

Për Insajderin ka folur personi i parë që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, i cili ka parë trupin e pajetë të viktimës dhe ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.

Ai ka rrëfyer detaje rrëqethëse nga momenti i parë i zbulimit të krimit dhe lëvizjet e të dyshuarës, Ardita Gashi.

“Viktima i ka pasur dy plagë në kokë, njërën prej tyre në ballë. Trupi i tij ka qëndruar rreth 25 minuta në veturë deri sa është gjetur i vdekur”, ka deklaruar dëshmitari për Insajderin.

Sipas tij, pas vrasjes së parë, e dyshuara nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, por është drejtuar drejt shtëpisë së familjarëve të saj.

“E dyshuara ka dalë nga vetura dhe ka shkuar te shtëpia e axhës. E ka kërkuar gruan e axhës dhe ka hyrë në dhomë me të për të biseduar, e pastaj e ka vrarë. Pas vrasjes së gruas, e dyshuara ka qëndruar në dhomë deri në momentin kur policia ka ndërhyrë, pastaj ajo ka tentuar të vrasë veten”, tregon ky dëshmitar.

Ndonëse u dërguan me urgjencë në QKUK, plagët ishin të papërballueshme.

Sot gjatë ditës është konfirmuar vdekja e gruas së axhës rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa pak më parë ka ndërruar jetë edhe vetë e dyshuara për vrasjen e dyfishtë, Ardita Gashi.

Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet që çuan në këtë krim të trefishtë.

 

Policia e Kosovës ka konfirmuar ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevës, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, e dyshuara Ardita Gashi dyshohet se ka vrarë fillimisht Ilaz Brahimin dhe më pas ka plagosur rëndë gruan e xhaxhait, Miradije Gashi. Në përfundim, ajo dyshohet se ka qëlluar edhe veten.

 

Ngjarja u raportua rreth orës 18:40, kur njësitet policore u njoftuan për një person pa shenja jete brenda një veture në Majac. Në vendngjarje u gjet një veturë e bardhë (VW) me targa lokale dhe viktima, mashkull kosovar, i identifikuar më vonë si Ilaz Brahimi nga Obiliqi.

Policia njoftoi gjithashtu se një person i armatosur ndodhej brenda një shtëpie dhe refuzonte të komunikonte, duke paraqitur rrezik për veten dhe të tjerët. Pas ndërhyrjes së Njësisë Speciale Intervenuese dhe negociatorëve, në shtëpi u gjetën dy gra të plagosura rëndë, të cilat u dërguan për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas policisë, sot rreth orës 03:35, Miradije Gashi ka ndërruar jetë në QKUK, duke e çuar në dy numrin e viktimave të këtij rasti. Rasti është ricilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë nën drejtimin e prokurorit kompetent.

Tmerri në Podujevë: E dyshuara mori peng gruan e xhaxhait, fëmijët panë ngjarjen

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Majac të Podujevës, ndërsa e dyshuara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sipas familjarëve, të cilët folën për Ekonomia Online prapa kamerës, thanë se pas vrasjes së 45-vjeçarit, e dyshuara ka hyrë në shtëpinë e viktimës 68-vjeçare, ku dyshohet se e ka marrë atë peng.

Sipas tyre, në momentin kur 68-vjeçarja është mbajtur brenda në shtëpi, aty ka qenë edhe reja e saj bashkë me fëmijët, ndërsa, sipas familjarit, reja aktualisht ndodhet në gjendje shoku.

68-vjeçarja është gruaja e axhës së të dyshuarës 31-vjeçare, por familjarët kanë thënë se dy familjet kishin raporte shumë të mira.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 18:40 është pranuar informata se në këtë fshat një person që ndodhej në një veturë ishte pa shenja jete. Njësitë relevante policore, hetimet dhe forenzika kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar prokurori kompetent dhe ekipet mjekësore.

Vendi ku ndodhi krimi i dyfishtë/ Majac, Podujevë
Në vendin e ngjarjes është hasur një veturë e tipit “VW”, ngjyrë e bardhë me targa lokale 01, e cila ka rezultuar në pronësi të një mashkulli kosovar nga Obiliqi. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i hasur në automjet ishte pa shenja jete.

Referuar hetimeve fillestare, policia ka siguruar informacion se një person i gjinisë femërore ndodhej brenda një shtëpie, posedonte armë zjarri dhe nuk pranonte të komunikonte me askënd, duke paraqitur rrezik për veten dhe për të tjerët. Në këtë situatë janë angazhuar Njësia Speciale Intervenuese dhe zyrtarët për ndërmjetësim, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë vënë situatën nën kontroll.

Brenda shtëpisë janë gjetur dy persona të gjinisë femërore me plagë të rënda, por me shenja jete. Sipas policisë, atyre u është ofruar tretman mjekësor nga njësia emergjente dhe më pas janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nën mbikëqyrje mjekësore dhe policore.

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të pajetë nga vendi i ngjarjes. Policia ka njoftuar se më 23 mars 2026, rreth orës 03:35, njëra nga viktimat femra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është ri-cilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë humbur jetën dy persona me inicialet I.B. dhe M.G., ndërsa e dyshuara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri, disa gëzhoja dhe prova të tjera materiale relevante për rastin.

Sipas prokurorisë, motivi i rastit ende nuk është i njohur, ndërsa hetimet po vazhdojnë për ndriçimin e plotë të ngjarjes.

Tragjedia në Podujevë, detaje të reja nga familjarët

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Majac të Podujevës, ndërsa e dyshuara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Sipas familjarëve, të cilët folën për EO prapa kamerës, thanë se pas vrasjes së 45-vjeçarit, e dyshuara ka hyrë në shtëpinë e viktimës 73-vjeçare, ku dyshohet se e ka marrë atë peng.

Sipas tyre, në momentin kur 73-vjeçarja është mbajtur brenda në shtëpi, aty ka qenë edhe reja e saj bashkë me fëmijët, ndërsa, sipas familjarit, reja aktualisht ndodhet në gjendje shoku.

73-vjeçarja është gruaja e axhës së të dyshuarës 31-vjeçare, por familjarët kanë thënë se dy familjet kishin raporte shumë të mira.Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 18:40 është pranuar informata se në këtë fshat një person që ndodhej në një veturë ishte pa shenja jete.

Njësitë relevante policore, hetimet dhe forenzika kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar prokurori kompetent dhe ekipet mjekësore.Në vendin e ngjarjes është hasur një veturë e tipit “VW”, ngjyrë e bardhë me targa lokale 01, e cila ka rezultuar në pronësi të një mashkulli kosovar nga Obiliqi. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i hasur në automjet ishte pa shenja jete.Referuar hetimeve fillestare, policia ka siguruar informacion se një person i gjinisë femërore ndodhej brenda një shtëpie, posedonte armë zjarri dhe nuk pranonte të komunikonte me askënd, duke paraqitur rrezik për veten dhe për të tjerët. Në këtë situatë janë angazhuar Njësia Speciale Intervenuese dhe zyrtarët për ndërmjetësim, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë vënë situatën nën kontroll.Brenda shtëpisë janë gjetur dy persona të gjinisë femërore me plagë të rënda, por me shenja jete. Sipas policisë, atyre u është ofruar tretman mjekësor nga njësia emergjente dhe më pas janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nën mbikëqyrje mjekësore dhe policore.

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të pajetë nga vendi i ngjarjes. Policia ka njoftuar se më 23 mars 2026, rreth orës 03:35, njëra nga viktimat femra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është ri-cilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë humbur jetën dy persona me inicialet I.B. dhe M.G., ndërsa e dyshuara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri, disa gëzhoja dhe prova të tjera materiale relevante për rastin.Sipas prokurorisë, motivi i rastit ende nuk është i njohur, ndërsa hetimet po vazhdojnë për ndriçimin e plotë të ngjarjes./Ekonomia Online


“Ekzekutim nga prapa në kokë…” – detaje tronditëse se si 31-vjeçarja vrau Ilaz Brahimin në Majac

Kosova është tronditur mbrëmë nga vrasja që ndodhi në Majac të Podujevës. 31-vjeçarja, Ardita Gashi, vrau Ilaz Brahimin, ku sipas raportimeve të para, dyshja ishin në një lidhje dashurie.

Gjithçka nisi si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin për të esklauar me veprime makabre.

Siç mëson Insajderi, Brahimi kishte dy plagë në regjionin e kokës, të cilat nga mbrapa i kanë depërtuar në pjesën e përparme.

Ndërkohë, sot kanë vdekur edhe gruaja e axhës së 31-vjeçares dhe vetë e dyshuara të dyja ishin duke u trajtuar në QKUK.

Gruaja e axhës vdiq në ora 03:00 të mëngjesit, ndërkohë që e dyshuara për vrasjen e dyfishtë vdiq para pak çastesh.