Një delegacion i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) zhvilloi një takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, duke forcuar partneritetin strategjik në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërkombëtar.
Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me Divizionin Penal të këtij institucioni, ku Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm, A. Tysen Duva, së bashku me programin OPDAT, mirëpritën delegacionin shqiptar të kryesuar nga drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho.
Gjatë vizitës, prokurorët dhe hetuesit e SPAK zhvilluan takime edhe me agjenci kyçe ligjzbatuese amerikane, si FBI, DEA dhe ICITAP.
Ky bashkëpunim synon rritjen e kapaciteteve hetimore dhe koordinimin më të ngushtë në goditjen e rrjeteve kriminale ndërkufitare dhe rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, duke e vendosur fokusin te hetimet e përbashkëta dhe shkëmbimi i ekspertizës.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






