Ballina Bota Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Hapi i radhës është Marsi

Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Hapi i radhës është Marsi

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Presidenti amerikan Donald Trump, ka përgëzuar katër astronautët e misionit Artemis II për rikthimin e suksesshëm në Tokë, pas udhëtimit historik rreth Hënës.Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trump vlerësoi misionin, duke e cilësuar atë si “spektakolar” dhe duke shprehur krenarinë e tij për arritjen e ekuipazhit.“Urime për ekuipazhin e madh dhe shumë të talentuar të Artemis II. I gjithë udhëtimi ishte spektakolar, ulja në det ishte perfekte dhe, si president i SHBA-së, nuk mund të isha më krenar. Do ta bëjmë sërish dhe më pas, hapi tjetër do të jetë që astronautët amerikanë të udhëtojnë drejt Marsit!”, shkroi Trump.