Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt. Naim Murselaj është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij.
Me burg të përjetshëm është dënuar edhe Granit Plava. Kurse Kushtrim Kokalla dënohet me 30 vite burg.

Si dyshohet se ndodhi vrasja?
Mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-ës, Liridona Ademaj u vra në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës, teksa ishte në veturë bashkë me bashkëshortin Naim Murselin dhe dy fëmijët e tyre.
Aktakuza e ngarkon Murselin se kishte planifikuar vrasjen e saj, me qëllim që të përfitonte nga sigurimi i saj jetësor në Suedi, në vlerë prej rreth 260 mijë eurosh.
Kokalla akuzohet se e kishte njoftuar Murselin me Plavën, i cili akuzohet se ishte dorasi.
Plava akuzohet se kishte vrarë Ademajn me armë zjarri, duke e qëlluar në kokë, sipas ekspertit mjekoligjor, në një largësi prej 2 deri në 5 centimetra.
Sipas Prokurorisë, ai kishte kryer vrasjen në këmbim të 30 mijë eurove nga Murseli.
Mirëpo, gjatë gjyqit, Kokalla ka deklaruar se marrëveshja me Murselin, për ta marrë përgjegjësinë e vrasjes, ishte për 250 mijë euro, por që të mos përmendeshin shuma të mëdha ishin dakorduar që në Polici të përmendeshin vetëm 30 mijë euro.
Ndërkaq, prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq, ka deklaruar gjatë shqyrtimit gjyqësor se Murseli e kishte mbajtur për krahu bashkëshorten e tij, që të mos i shpëtonte plumbit.
“…Naimi, në mënyrë dinake, me dorën e tij të djathtë, e ka mbajtur Liridonën për krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo të mos i shmangej plumbit, pas çka, Naimi, me fëmijët, ka dalë nga vetura, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë prokurorja në nisje të procesit gjyqësor, më 31 janar 2025.
Pistoletën, me të cilën ishte kryer vrasja, Murseli akuzohet se e kishte blerë nga Tom Dodaj për 280 euro, në ditën e ngjarjes tragjike.
Ky i fundit ka pranuar fajësinë në fillim të procesit gjyqësor, ndërsa në shkurt të 2025-tës u dënua me pesë vjet burgim dhe pesë mijë euro gjobë për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Mirëpo, pas rreth një viti, Gjykata e Apelit ia uli dënimi Dodajt në tre vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë, duke përmendur si faktorë pranimin e fajësisë, kërkimfaljen ndaj familjes së viktimës, dhe faktin që “nuk kishte qenë në dijeni se për çfarë do të përdorej arma që kishte shitur”.

Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi thënë, ky dënim le të bëhet mësim edhe për të tjerët
Sot, Naim Murseli e Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kreshnik Kokalla është dënuar me 30 vite burgim.
Pas seancës, ka folur vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj. Ky i fundit, ka thënë se vendimi i sotëm e vërtetën atë se çfarë kanë thënë ata prej fillimit, dhe se, dënimi i sotëm është mësim edhe për të tjerët, përcjell Gazeta Express.
‘’Ajo çfarë u vërtetua sot, është ajo çfarë kemi thënë qe nga fillimi, se Naimi së bashku me Kushtrimin, duke e zgjedhur Granitin si vrasës e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim sot nuk shkon vetëm për ne, shkon për Liridonen, për fëmijët e saj. Andaj ky dënim edhe mësim për të gjithë ata që mundohen apo krijojnë mundësi që ta bëjnë një krim të tillë’’, ka thënë ai.
Ai ka shtuar edhe se, vendimi i sotëm i ka lehtësuar ‘’sado pak’’ ata.
‘’sa i përket Kushtrim Kokallës, besoj që gjykata e ka parë ashtu, për këtë mund të fol edhe avokati se çfarë dënimi kemi pritur ne për të. Sado pak na ka lehtësuar edhe ne edhe familjes, e po besoj që ishte vendim që e kemi pritur të gjithë, populli shqiptar e jo veç familja’’, ka thënë ai. /GazetaExpress

Fjala e gjyqtares Dermaku gjatë shqiptimit të dënimit ndaj Murselit, Plavës e Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt
Gjyqtarja Fatime Dermaku, e ka shpallur fajtor Naim Murselit, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
“I akuzuari Naim Murseli, është fajtor për veprën penale në bashkëkryerje për vrasje e rende, Granit Plava është fajtor për veprën penale të kryer në bashkë kryerje për vrasje të rëndë, i akuzuari Granit Plava është fajtor për veprën penale për mbajtjen në pronësi të armeve. I akuzuari kushtrim kokalla është fajtor për veprën penale ndihme në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë. Për të akuzuarin Kushtrim Kokalla për shkak se prokurori është tërhequr nga aktakuza gjykata… andaj gjykata të akuzuarit i gjykon, Naimi Murseli dhe Granit Plava me burgim të përjetshëm, kurse Kushtrim Kokalla dënohet me burgim me 30 vjetë”, ka thënë ajo.
Në fjalën përfundimtare, prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit për vrasjen e të ndjerës Liridona Ademaj. Sipas saj kjo vrasje ishte e planifikuar.
Ndërsa, burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën kërkoi edhe vëllai i të ndjerës, Liridonës, Leonard Ademaj. Ndërsa, kërkesë të njëjtë pati edhe avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla.
Mbrojtësit e të akuzuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt kanë paraqitur qëndrimet e tyre përfundimtare para gjykatës, duke kërkuar vendime të drejta dhe të bazuara në prova.
Mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-ës, Liridona Ademaj u vra në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës, teksa ishte në veturë bashkë me bashkëshortin Naim Murselin dhe dy fëmijët e tyre.
Sipas aktakuzës Naim Murseli e planifikoi vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj me qëllim që të përfitonte nga sigurimi i saj jetësor në Suedi, në vlerë prej rreth 260 mijë eurosh.
Aktakuza thotë se Kushtrim Kokalla e kishte njoftuar Naim Murselin me Granit Plavën, i cili akuzohet si dorasi.
Sipas Prokurorisë, ai kishte kryer vrasjen në këmbim të 30 mijë eurove nga Murseli.

Babai i Liridona Ademajt: Populli i ka dënuar ata, e kam pritur këtë ditë me padurim
Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burgim.
Pas vendimit, babai i së ndjerës, Hajdar Ademaj, ka reaguar duke thënë se drejtësia është vendosur dhe se të akuzuarit tashmë janë dënuar edhe nga opinioni publik
“Populli i ka dënuar ata. Faleminderit prej të gjithëve, e kam pritur këtë ditë me padurim, veç deshi Zoti dhe e mori dënimin e merituar. Ju faleminderit shumë”, tha ai. /Klankosova

Burgu i përjetshëm për Naim Murselin, vëllai i Liridona Ademajt: Vendimi është edhe për fëmijët që s’do ta shohin më nënën e tyre
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj, pas dënimit me burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën dhe 30 vjet burgim për Kushtrim Kokallën, ka thënë se vendimi ua ka lehtësuar sado pak dhimbjen.
Ka deklaruar se u vërtetua edhe sot ajo që familja e ka thënë nga fillimi, se Murseli bashkë me Kokallën e kanë zgjedhur Plavën si vrasës e bashkë të gjithë e kanë organizuar vrasjen.
Sipas tij, ky vendim nuk është vetëm për motrën e tij të ndjerë, por edhe për fëmijët dhe gjithë popullin.
“Ajo që u vërtetua sot është ajo që kemi thënë nga fillimi që Naimi së bashku me Kushtrimin duke e zgjedhur Granitin si vrasës e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim nuk shkon vetëm për ne, por edhe për Liridonën dhe fëmijët e saj që nuk do ta shohin më nënën e tyre. Ky vendim është edhe për ata që mendojnë që ta bëjnë një krim të tillë. Sa i përket Kushtrim Kokallës, besoj që gjykata e ka parë të drejtë ashtu. Sado pak ky vendim na ka lehtësuar edhe neve, por është vendim që e kemi pritur të gjithë, jo vetëm familja”, ka thënë ai.

Vëllai i Liridona Ademajt: Do e takojë nënën dhe do i tregojë se amaneti i shkoi në vend
Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.
Pas dënimit ka folur vëllai i Liridonës, Leonardi, i cili ka thënë se do ta takojë nënën dhe do i tregojë që amaneti i ka shkuar në vend.
“Do shkoj ta takojë nënën dhe t’i tregojë që përnjëmend amaneti i shkoj në vend. Naimi së bashku me Kushtrimin duke e zgjedhur Granitin si vrasës e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim sot nuk shkon vetëm për ne shkon për Liridonën edhe për fëmijët e saj të cilët nuk do ta shohin më nënën e tyre përjetësisht. Andaj ky dënim duhet të jetë edhe një mësim për të gjithë ata, të cilët mundohen apo krijonë mundësi që ta bëjnë një krim të tillë”, ka thënë Ademaj.















