Ballina Lajme Ndahet nga jeta profesori Minir Ceka, Ahmed Q. Ramanxhiku: Tetova sot humbi...

Ndahet nga jeta profesori Minir Ceka, Ahmed Q. Ramanxhiku: Tetova sot humbi një profesor të urtë, një veteran të devotshëm të arsimit dhe një njeri që la gjurmë në shumë gjenerata…

Me pikëllim të thellë, Tetova i dha sot lamtumirën e fundit profesorit të njohur të kimisë, Minir Cekës, një emër i respektuar i arsimit dhe edukimit të shumë gjeneratave. Profesori Minir Ceka ka ndërruar jetë, duke lënë pas kujtime të pashlyeshme te kolegët, nxënësit dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Varrimi i tij u bë sot, më 17 maj 2026, në varrezat e qytetit, pas namazit të ikindisë.

SHMPK Gjoce Stojceski Tetovë: Të nderuar kolegë, nxënës dhe miq të shkollës sonë,
Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë ish-kolegu ynë i nderuar dhe i pensionuar, Minir Ceka.
Profesor Miniri do të kujtohet gjithmonë nga stafi dhe gjeneratat e nxënësve për kontributin, urtësinë dhe përkushtimin e tij profesional përgjatë viteve të punës në arsim.
Varrimi do të bëhet sot, më 17.05.2026, në varrezat e qytetit, pas namazit të ikindisë.
I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që e njohën!
Zoti e mëshiroftë dhe i dhëntë paqe të përjetshme!

Tetova sot humbi një profesor të urtë, një veteran të devotshëm të arsimit dhe një njeri që la gjurmë në shumë gjenerata…
Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit Minir Ceka .
Ai ishte shembull i përkushtimit, edukatës dhe fisnikërisë njerëzore. Me qetësinë, urtësinë dhe dashurinë për dijen, profesor Miniri kontribuoi për dekada në edukimin e shumë nxënësve, duke lënë pas respekt e kujtime të pashlyeshme.
Sot, shumë ish-nxënës e kolegë e kujtojmë me mirënjohje njeriun që na i mësoi jo vetëm mësimet shkollore, por edhe vlerat njerëzore.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ceka, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.
Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhennet për gjithë të mirat që la pas./Ahmed Q. Ramanxhiku

Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!
Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë
dhe dashamirët se sot ka ndërruar jet Daja profesor Minir Ceka
Varimi do te bëhet pas namazit të ikindisë.