Një i mitur nga Gostivari është sulmuar fizikisht nga dy të mitur të tjerë në rrugën “Ivo Lola Ribar”.
Njoftimi nga policia:
Më 4 qershor 2026, në ora 18:00, në Stacionin Policor të Gostivarit, S.M. (36) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 14:45, në rrugën “Ivo Lola Ribar”, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga dy të mitur të tjerë. Po ndërmerren masa për dokumentimin e plotë të ngjarjes./TN















