Gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi, ka reaguar lidhur me protestat masive në Tiranë që për dy javë më radhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ai ka kritikuar kryeministrin Rama që, sipas tij, nuk po dëgjon zërin e qytetarëve dhe të rinisë, duke theksuar se në histori shpesh ka ndodhur që një individ i vetëm të mbajë peng aspiratat e një populli të tërë.
“Duhet të jetë hera e parë në botë që ndodh një protestë si kjo. Prandaj mediat botërore nuk i japin dot shpjegim. Sot dëgjova dy të rinj që thanë se do të kthehen të jetojnë në Shqipëri nëse kasta e korruptuar ikën. A ka gjë më të bukur se sa të kthehet një popullatë e re që sot konsiderohet e humbur, e ikur? Vetëm një njeri i ka mbyllur veshët dhe nuk dëgjon. Siç ndodh rëndom në histori kur një njeri I VETËM mban peng një popull dhe një rini të tërë”, shkruan Ikonomi në një postimi në Facebook.
Ai shprehet se po e ndjek protestën nga Uashingtoni dhe se ndihet sikur është i pranishëm mes protestuesve. Gazetari për shumë vite i Zërit të Amerikës shprehu admirimin për mënyrën se si të rinjtë po organizohen dhe po komunikojnë mesazhet e tyre përmes memeve, videove dhe artikulimeve që i cilësoi inteligjente.
“Po e ndjek protestën nga Uashingtoni dhe më duket sikur jam aty. Jam i mahnitur nga kreativiteti i këtyre të rinjve. Ndërsa në raste të tilla sheshet e Europës shndërrohen në arena përleshjesh, tymi e zjarri, kjo e jona është një lumë i pafund memesh, videosh dhe artikulimesh inteligjente. Pa dhunë. Vetëm me dashuri për vendin, për tokën dhe për natyrën tonë të mrekullueshme që disa po e shkatërrojnë pa mëshirë. Për një jetë me dinjitet”, shkruan ai.

Postimi i plotë:
Po e ndjek protestën nga Uashingtoni dhe më duket sikur jam aty.
Jam i mahnitur nga kreativiteti i këtyre të rinjve. Ndërsa në raste të tilla sheshet e Europës shndërrohen në arena përleshjesh, tymi e zjarri, kjo e jona është një lumë i pafund memesh, videosh dhe artikulimesh inteligjente.
Pa dhunë. Vetëm me dashuri për vendin, për tokën dhe për natyrën tonë të
mrekullueshme që disa po e shkatërrojnë pa mëshirë. Për një jetë me dinjitet.
Duhet të jetë hera e parë në botë që ndodh një protestë si kjo. Prandaj mediat botërore nuk i japin dot shpjegim.
Sot dëgjova dy të rinj që thanë se do të kthehen të jetojnë në Shqipëri nëse kasta e korruptuar ikën. A ka gjë më të bukur se sa të kthehet një popullatë e re që sot konsiderohet e humbur, e ikur?
Vetëm një njeri i ka mbyllur veshët dhe nuk dëgjon. Siç ndodh rëndom në histori kur një njeri I VETËM mban peng një popull dhe një rini të tërë.